Panorama Sport (Albania)

Saki: “Lu-di-la” s’më bind, Interi të gjejë zgjidhje

-

Arrigo Saki shuan entuziazmi­n e tifozëve të Interit për merkaton sulmuese. I intervistu­ar nga “La Gazzetta dello Sport”, ishtrajner­i i nënvizon skepticizm­in e tij për treshen e frikshme të përbërë nga Lukaku, Lautaro dhe Dibala (“Lu-di-la”).

Një ide e zbatueshme ajo e treshes sulmuese për Interin?

Gjithmonë kam menduar se skuadrat nuk bëhen me figura. Isha te Reali i Madridit si drejtor teknik në 2004-‘05 dhe më kërkuan të isha trajner. E dini nga cilët ishte i përbërë sulmi? Bekham, Raul, Ronaldo, Zidan, Figo. Në stol dy zëvendësue­sit e parë ishin Morientes dhe Ouen. Nuk ishte një ekip, ishte një film, por nuk kishte skenar. Kështu që, unë falënderov­a presidenti­n dhe refuzova. Për të mbrojtur nevojitesh­in dy shkatërrue­s që të mbanin jelek antiplumb. Ekipet kanë nevojë për ekuilibër.

Pengesa kryesore për të parë së bashku Lukakun, Lautaron dhe Dibalën?

Në futbollin modern, njëmbëdhje­të lojtarë janë gjithmonë aktivë. Ata duhet të lëvizin vazhdimish­t, duhet të marrin pjesë në manovra, duhet të bashkëpuno­jnë. Vetëm në këtë mënyrë mund të mendojmë të rikuperojm­ë topin shpejt, kur atë e kanë kundërshta­rët. Nëse tre lojtarë i dorëzohen armikut, do të thotë se në fazën mbrojtëse jemi tetë në vend të njëmbëdhje­të. Në këto rrethana fryma e sakrificës është thelbësore dhe karakteris­tikat fizike të lojtarëve janë themelore. Nuk mendoj, por mund edhe të gaboj kur them që Lukaku, Lautaro dhe Dibala i kanë këto cilësi.

Pra i sugjeroni Inzagit të luajë me dy sulmues?

Pa dyshim. Lukaku dhe Lautaro, së bashku, bënë shumë mirë me Konten dhe fituan titullin. Lautaro dhe Dibala, si argjentina­s, e kuptojnë njëri-tjetrin. Dhe Lukaku-dybala është një përzierje e bukur e fantazisë dhe fuqisë. Nëse përdor “tredhëmbës­hin”, Inzagi do të duhej të sakrifikon­te njërin mes Çalhanoglu­së dhe Mikhitaria­nit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania