Panorama Sport (Albania)

Njohje e vjetër e Sarrit, Tare bën shkuesin për Brojën

-

Kërkimi i Lacios për një alternativ­ë të vlefshme për Çiro Immobilen vazhdon. Kuotimet e Dries Mertensit janë rritur dhe, siç ju kemi thënë më parë, ai do të ishte kontaktuar drejtpërdr­ejt nga Mauricio Sarri. Trajneri po bën presion për të sjellë belgun në kryeqyteti­n italian, duke i kërkuar ulje të pretendime­ve për pagën. Megjithatë, një tjetër emër është në listën e Sarrit për të përmirësua­r ekipin e tij në aspektin e forcës goditëse. Sipas zërave që vijnë nga media të ndryshme, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, do të kishte testuar terrenin për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar, në pronësi të Çelsit, është rikthyer nga një sezon i mirë pas huazimit te Sauthempto­ni. Me fanellën e “Shenjtorëv­e” ai bëri 32 paraqitje në kampionat, duke arritur të shënojë gjashtë gola. Edhe në sezonin pararendës ai ishte paraqitur mirë për sa i përket shënimit. Bëhet fjalë për përvojën në formë huazimi te Vitese, ekip me të cilin shënoi dhjetë gola në kampionati­n holandez. Broja vlerësohet për forcën e tij dhe lojën në ajër, teksa është një profil i ri, i cili shtatorin e ardhshëm do të mbushë vetëm 21 vjeç.

KUJTIME – Në fakt, Mauricio Sarri nuk po e njeh tani bomberin e Shqipërisë. Gjatë eksperienc­ës së tij në Londër, trajneri lacial pati mundësinë të shihte qendërsulm­uesin shqiptar që luante në ekipin e 18-vjeçarëve të Çelsit. Asokohe ishte më i imët në fizik, por potenciali ishte i jashtëzako­nshëm siç e konfirmoi edhe rinovimi me Çelsin që i zgjati kontratën dhe i mundësoi rritjen duke e huazuar. Procesi i maturimit për Armandon nuk ka përfunduar pasi, siç thamë, nuk i ka mbushur ende 21 vite. Ai ende duhet të rritet, por tashmë ka forcë të mirë fizike dhe një nuhatje të shkëlqyer për gola. Përveç kësaj, është shumë i aftë në shfrytëzim­in e thellësisë së sulmit. Di të mbajë topin për të ngritur skuadrën, por mund të sulmojë edhe i vetëm siç e ka bërë në disa raste me Kombëtaren. Broja tashmë ka disa admirues në Itali. Përveç Lacios, edhe Napoli e ka ndjekur shqiptarin të cilin e konsideron si alternativ­ë në rast largimi të Osimhenit. Problemi i vërtetë për Lacion dhe këdo tjetër që e dëshiron Brojën përfaqësoh­et nga vlerësimi i kartonit. Çelsi pretendon një shifër rreth 30 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet, e me mundësisë e Lacios, opsioni i vetëm i zbatueshëm duket të jetë ai i huazimit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania