Panorama Sport (Albania)

Dibala, pengesë bëhen bonuset

Ngërç mes argjentina­sit dhe Interit për shumën që do të përfitojë në momentin e firmës Agjenti hap telashe, kërkon përqindje të lartë dhe heqjen e kushtit për numrin e ndeshjeve

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Paulo Dibala është gjithmonë e më pranë Interit, por tratativa nuk po shkon aq vaj sa pritej. Argjentina­si ka zgjidhur tashmë me zikaltrit kohëzgjatj­en e kontratës për 4 vite ashtu si rrogën bazë të tij, që do të prekë 6 milionë eurot, por kanë ngelur ende për të përcaktuar bonuset, një pikë që, me sa duket, ka sjellë një ngërç në bisedime. Horge Antun, i cili është njeriu që përfaqëson interesat e sulmuesit, nuk është dakord me një sërë klauzolash ekonomike që Bepe Marota ka propozuar. Bonusi i parë ka të bëjë me numrin e ndeshjeve që do të luajë argjentina­si, një kusht që bazuar në gjendjen fizike të tij në sezonet e fundit, ka ngjallur shqetësim në stafin e lojtarit. Edhe pse 28-vjeçari do të nisë stërvitjen me një trajner personal për të qenë në kushte optimale me fillimin e sezonit dhe për t’iu shmangur dëmtimeve, muskujt e tij e kanë lënë jo pak herë në baltë dhe agjenti kërkon që bonuset e tij të mos varen nga ky numër ndeshjesh. Një tjetër pikë për t’u sqaruar është edhe shuma që duhet të përfitojë lojtari në momentin e nënshkrimi­t, që i shkon ekstra çdo lojtari i cili firmos me parametër zero. Në fund, por jo më pak e rëndësishm­e,

është edhe vlera që duhet të shkojë në llogaritë e agjentit, përqindja e të cilit duket se ka ende diferencë mes asaj të kërkuar dhe asaj të propozuar nga Interi. Të gjitha këto ama janë detaje që pritet të zgjidhen shumë shpejt dhe që nuk rrezikojnë marrëveshj­en, pavarësish­t se e komplikojn­ë atë. Deri atëherë, Dibala do të vazhdojë të shijojë pushimet në Majemi, aty ku sot do të marrë pjesë në ndeshjen e bamirësisë të organizuar nga Ronaldinjo e Roberto Karlos “The beautiful game”.

 ?? ?? Vidal në duel me Asllanin në Inter - Empoli
Vidal në duel me Asllanin në Inter - Empoli
 ?? ?? Paulo Dibala, 28 vjeç
Paulo Dibala, 28 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania