Panorama Sport (Albania)

Pogba: Juventusi më bëri që të ndihesha dikushi

I Polit, zbulohen të tjera nostalgji bardhezi “Konte burrë i fjalës, bëri sherr me Fergusonin e Murinjon”

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Pardhmja

ol Pogba e ka ndarë tashmë mendjen, e

e tij është e lidhur me Juventusin. Kampioni i botës me Francën ka lënë Mançester Junajtidin dhe është gati të kthehet për të dytën herë në Torino ku e pret një kontratë 4-vjeçare. Por teksa pritet zyrtarizim­i i tij te Juventusi, Pol Pogba është bërë protagonis­t me një dokumentar për jetën e tij që është shoqëruar me mjaft komente e reagime. “Ajo që kam kuptuar kur iu bashkova Juventusit, është se ti nuk bëhesh një yll duke e thënë, bëhesh një yll sepse njerëzit atje ta mundësojnë. E them me plot gojë se te Juventusi tregova se isha dikushi në botën e futbollit”. Ka qenë kjo frazë e Pol Pogbasë në dokumentar­in e tij që ndoshta ka shuar dhe çdo hije dyshimi mbi të ardhmen e tij. Pikërisht në këtë dokumentar, mesfushori francez është ndalur në tema nga më të ndryshmet, duke folur edhe për marrëdhëni­et me ish-trajnerët, si dhe me të ndjerin Mino Raiola. Një marrëdhëni­e e drejtpërdr­ejtë dhe miqësore, me Pol Pogbanë që shpesh vendoste edhe me kokën e tij. Por shpesh dëgjonte më vëmendje edhe këshillat dhe udhëzimet e agjentit të tij, i ndarë pak kohë më parë nga jeta. Ishte madje Raiola që e shtyu Pol Pogbanë të largohej nga Mançester Junajtid ku ndihej si një lojtar i huaj.

RAIOLA DHE FERGUSON – Në dokumentar­in e tij, Pol Pogba ka sqaruar edhe pozicionin e tij me ish-agjentin Mino Raiola dhe ish-trajnerin e Junajtidit, Aleks Ferguson. Pogba ka sqaruar nëpërmjet fjalëve të Raiolës se ndarja me Junajtidin në vitin 2012 nuk kishte të bënte aspak me paratë. “Prishja e marrëdhëni­eve me Fergusonin në vitin 2012 dhe largimi nga ‘Djajtë e Kuq’ ishte thjesht njerëzore dhe profesiona­le,

nuk kishte të bënte aspak me të ardhurat. Te Mançester Junajtid po tregonin mungesë respekti ndaj tij, mungesë besimi dhe vlerësimi për punën e tij. Të gjitha këto çuan në largimin e Pol Pogbasë”, citohet Mino Raiola në dokumentar­in e Pogbasë.

KONTE – Pol Pogba nuk ka lënë pa përmendur një ish-trajner të tij, të cilin e vlerëson maksimalis­ht. Bëhet fjalë për Antonio Konten, duke kujtuar një frazë të ish-trajnerit të Juventusit, kur Pogba vishte për herë të parë fanellën bardhezi. “Ishte veç një djalosh i ardhur nga

të rinjtë e Mançester Junajtidit”, nënvizonte Konte. Por Pogba tashmë është krejt tjetër, një i rritur gati të rikthehet te Juventusi. E kujtimet për Konten nuk mungojnë. “Konte më thoshte se nëse do të paraqitesh­a mirë në minutat që më jepeshin, do të luaja më gjatë dhe kështu ndodhi. Kujtoj mjaft mirë edhe golin e tij të parë si profesioni­st kundër Napolit”, ka thënë Pogba.

SHERRI ME MURINJON – Shpesh në karrierën e tij, Pol Pogbasë i është dashur edhe të fërkohet me trajnerët që ka pasur në krye. Një nga “problemati­kët”

për Pogbanë ka qenë Murinjo, aktualisht trajner i Romës. Në serinë e pestë të dokumentar­it të tij “The Pogmentary”, vetë francezi ka treguar një histori interesant­e në lidhje me përplasjen me Murinjon. “Me Murinjon gjithçka nisi me dëmtimin që pësova. I pata thënë se do të udhëtoja për në Majemi (SHBA) për riaftësimi­n dhe kështu bëra. Kur isha në SHBA, një fotograf shkrepi një foto timen së bashku me Zulaj. Murinjo ia dërgoi këtë foto agjentit tim Raiolës dhe kjo më bezdisi shumë. Kujtoj që i ka shkruar Raiolës: ‘Ne po punojmë si qen, ndërkohë që ai është me pushime’. Kjo më nxehu tej mase dhe i kam kërkuar llogari. Fillimisht i shkrova nëse ajo çfarë i kishte nisur Raiolës ishte e vërtetë apo një lajthitje. Ia bëra të qartë se stërvitesh­a tri herë në ditë. Për mua kjo ishte një risi, ishte hera e parë që kisha probleme me trajnerin tim”, ka sqaruar Pogba.

 ?? ?? Pol Pogba dhe ish-agjenti i tij, Mino Raiola, i ndarë nga jeta
Pol Pogba dhe ish-agjenti i tij, Mino Raiola, i ndarë nga jeta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania