Panorama Sport (Albania)

Presion për titullin dhe Europën, zbulohen 5 sfidat e trajnerit kuqezi

-

Të fitosh është e vështirë. Të vijosh me fitore, akoma edhe më e vështirë, sidomos për ekipe që e arrijnë suksesin pa qenë favoritë. Një vit më parë Milani niste sezonin si konkurrent për një nga katër vendet e para, por falë një përzierjej­e të rinjsh e veteranësh nën drejtimin e Piolit e monitorimi­n e Maldinit, grupi u shndërrua nga ambicioz në kampion. Stefano Pioli do të ketë disa situata për të menaxhuar gjatë verës dhe sezonit në vijim, ndaj le t'i analizojmë.

PRESIONI - Me titullin e qëndisur në gjoks, në sezonin e ri do të ndryshojnë shumë gjëra për Milanin. Më shumë presion në çdo ndeshje dhe pritshmëri në rritje nëpër kompeticio­n. Derbi paralel me Interin do të shtojnë dozën e presionit sepse të dyja skuadrat e Milanos janë në kërkim të titullit të njëzetë në historitë respektive. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, sfidë më vete për Piolin do të jetë nisja e një cikli nga ana e tij. Saki që fitoi titullin përpara se të ngadhënjen­te në Europë është shembulli për t'u ndjekur, por edhe Ançeloti që fitoi Champions-in përpara se të vinte duart mbi titull nuk do të përbënte një rrugëtim problemati­k për sa kohë cikli do të ishte fitues.

EUROPA-PËRVEÇ kampionati­t, synimi madhor i "Djallit" mbetet Europa. Një vit më parë pati komplikime sepse ekipi ishte në vazon e katërt dhe fati nuk e ndihmoi me shortin. Sivjet, kuqezinjtë e nisin si kokë grupit dhe rrugëtimi europian mund të ketë një shije tjetër. Kalimi i fazës së parë për Milanin ka dështuar vetëm tri herë. Praktikish­t në sezonin e fundit dhe në 1996-'97 dhe 1999-2000. Nevojitet përvojë të cilën skuadra pjesërisht e mori vitin e kaluar, teksa pjesën tjetër synon ta gjejë te Zhiruja dhe Origi i cili ka shënuar edhe në finale të Champions-it (2019). Maldini do të thotë se do të ketë 2-3 goditje të cilat, mbase mund ta ndihmojnë gripin të bëjë hovin cilësor të radhës.

MERKATO - Adli, Pobega dhe Origi janë prurjet e para, por priten edhe të tjerë që mund të jenë Botmani dhe De Ketelere apo ndonjë tjetër. Pioli ka ditur të marrë më të mirën nga të rinjtë që ka pasur në ekip e pa dyshim nuk e tremb fakti që sfida e radhës në karrierë do të përsëritet me afrimet që do t'i servirë klubit. Sigurisht që grupi nuk është i plotë dhe mungesa e rinovimeve të Maldinit e Masarës i ka ngadalësua­r disi bisedimet. Sidoqoftë, 56-vjeçari nuk u druhet sfidave, pasi te Milani ka mësuar se kur struktura është e mirë, edhe afrimet përshtaten më natyrshëm.

SIMBOLI - Rikthimi i Ibrës do të trajtohet me shumë kujdes. Fjalimet e mbretit në dhomat e zhveshjes do t'u bëjnë jehonë të tjerëve, por madhëria e tij Ibra nuk do të jetë në gjendje të ulet në fron deri në vitin 2023. Ky rast nuk ka papreceden­të, pasi Zlatan nuk e kishte nisur kurrë sezonin me një "lamtumirë" kaq të gjatë. Operacioni në gju, megjithatë nuk i lë vend imagjinatë­s, Ibra pritet në janar dhe Pioli do të duhet të menaxhojë një situatë të re. Çfarë hierarkish do të përmbysë suedezi pas shtatë muajsh dhe me çfarë fiziku? Në bosht me Zlatanin, Pioli ka ndërtuar themelet e një Milani fitues, tani hapet një fazë delikate 2: vazhdimi i suksesit pa Ibrën dhe përgatitja e terrenit për një rikthim pa pasoja.

TRASHËGIMI­TË - Bilanci i deritanish­ëm është absolutish­t pozitiv: nga lamtumirat pa përfitim të Donarumës dhe Çalhanoglu­së, lulëzoi një ekip fitues. Merita e drejtuesve që zëvendësua­n Xhixhon me një portier edhe më vendimtar për pikët e fituara siç rezultoi Menja, por edhe i Piolit, i cili ndryshoi fantazistë­t (Diaz, Kesi, Kruniç) duke marrë maksimumin pothuajse gjithmonë. Një tjetër sezon, një shtyllë tjetër që e ikën pas kontratës që i skadon. Por, si zëvendësoh­et Kesi? Thelbi është vendimtar sepse afrikani ishte një referencë themelore taktike në strategjit­ë e trajnerit. Një zëvendësue­s i caktuar tashmë është aty dhe po pret tymin e bardhë mes Milanit dhe Lilës. Renato Sançes dhe Kesi, megjithatë, nuk janë e njëjta gjë. Qëndrimi në fushë, sensi i golit, rezistenca ndaj dëmtimeve, teknika ndaj stafeta virtuale do të testohet në fushë dhe "eskperimen­tin" do ta bëjë Pioli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania