Panorama Sport (Albania)

Pioli nga plazhi: Mezi pres të luaj, do ta ruajmë kurorën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ipari titull në moshën 56vjeçare, por Pioli nuk ësh të nga ata që i pëlqen të ecë për inerci. Karta identiteti­t nuk i jep shumë kohë, por trajneri i Milanit dëshiron të marrë më shumë nga karriera e tij. Fillimisht po shijon pushimet e merituara, por nga Forte dei Marmi, ku ndodhet aktualisht, ka zëra se mezi pret të nisë grumbullim­in me ekipin. Të paktën edhe 10 ditë të tjera me bashkëshor­ten dhe vajzën. Dikur vendndodhj­a aktuale shijohej për një ose dy javë, por që kur u bë gjysh, e shijon përgjatë verës sepse Pioli ka blerë shtëpi. Pasditet me nipin, shëtitjet buzë detit janë vetëm një anë e axhendës, ndërkohë që paraditet e nxehta janë ekskluzivi­tet i takimeve me shokët apo xhirot me biçikletë. 2022-shi i ka dhënë qetësi dhe Pioli e pranon me gojën e tij. "Është një verë ëndrrash, e me siguri më e bukura e jetës sime. Nuk kam qenë kurrë më milanist sesa tani", deklaron pa hequr syzet, ndërkohë që të gjithë e dinë se rrjedh nga një familje internistë­sh, e si i tillë u prezantua edhe te kuqezinjtë thuajse tri vite më parë.

DËSHIRAT - Kë do të blejë Milani? Këtë nuk e di askush ose thuajse askush. Dikush që ka informacio­ne është dhe bëhet fjalë për Andrean që punon si roje plazhi. Ai di gjithçka për Milanin dhe ka Piolin si burim informacio­ni, ndaj nuk nguron të tregojë: "Vitin e kaluar Pioli më foli për Mesiasin në një kohë ku askush nuk e përmendte. E në fakt, braziliani iu bashkua kuqezinjve. Duhet ta pranojë se më pati përmendur edhe De Polin i cili më pas shkoi tek Atletiko". Sivjet emrat e përmendur janë De Ketelere, Zaniolo dhe Botman, por këtë herë Andra nuk ka informacio­n. Çdo mëngjes zgjohet në 3 të natës dhe tërheq rrjetat e hedhura një mbrëmje më parë. Pioli si gjithmonë kalon të shohë peshqit e freskët e të blejë diçka, por për përforcime­t e Milanit nuk ka lënë asnjë gjurmë.

MALL - Siç thamë, pushimet me familjet dhe me miqtë janë relaksi përpara një sezoni ku do të duhet të mbrojë kurorën e kampionati. I pyetur a është gati, trajner i "Djallit" nuk ka dyshime: "Për lojtarët më ka marrë malli shumë. Me Maldinin dhe Masarën flas 2-3 herë në javë. Mezi pres të rikthehem e të luftoj për të ruajtur titullin".

Kontaktet me drejtuesit nuk mund të mungojnë, fundja jemi në fazën më të nxehtë të merkatos, por Pioli ka planet e tij. Duhet të mendojë për situata të ndryshme sepse kjo verë po i jep shumë, por edhe i ka marrë diçka. Ibrahimovi­ç nuk do të kthehet përpara

2023-shit, ndërkohë që edhe Kesi është larguar, ndaj duhen gjetur zgjidhje. 56-vjeçari mezi pret të veshë tutat. Me 4 korrik do të ketë mundësi të shuajë edhe mallin e tij për "Milanello"-n e çdo gjë tjetër. Mbase kur të rritet presioni, do të shtohet mali për pushimet.

 ?? ?? Stefano Pioli duke shijuar pushimet
Stefano Pioli duke shijuar pushimet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania