Panorama Sport (Albania)

Djemtë 100-milionësh, Haland dhe Nunjez ndezin Premier Ligën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Premier Ligës i shtohet një tjetër rivalitet sezo nin e ardhshëm pasi dy gjigantët e Mançester Sitit dhe Liverpulit konfirmuan transferim­et më të shtrenjta të kësaj vere, Erling Halandin dhe Darvin Nunjezin në të njëjtën ditë. Ata vijnë në "Etihad Stadium" dhe në "Anfield Road" për shifra të ndryshme kartonësh, por që bashkë me bonuset shkojnë secili 100 milionë euro. Norvegjezi dhe uruguaiani do t'i shtojnë Premier Ligës një tjetër sfidë interesant­e. Me vetëm 13 muaj diferencë moshe, Haland shumë pranë 22 viteve, po aq sa Nunjez, ata parashikoh­et ta dërgojnë në një tjetër nivel rivaliteti­n mes Mançester Sitit dhe Liverpulit, dy skuadrat që dominojnë Premier Ligën këto vitet e fundit duke u ndarë nga vetëm 1 pikë diferencë në 4 sezone. Haland e mbylli sezonin me 29 gola në 30 ndeshje në të gjitha kompetcion­et sezonin e shkuar, duke iu afruar mestarisht gati një goli për 90 minuta. Ndërsa mesatarja e Nunjezit është pak më e ulët, por edhe ishsulmues­i i Benfikës arriti ta tundë rrjetën 34 herë në 41 ndeshje. Totali i golave të Halandit krahasuar me sezonin e shkuar, ku ai shënoi 41 gola në po kaq ndeshje, pësoi një rënie edhe për shkak se ai humbi shumë ndeshje si pasojë e dëmtimeve. Nga ana tjetër, trendi i Nunjezit pësoi rritje me 13 gola më shumë në krahasim me një vit më parë.

Ata janë shumë pranë shifrave të njëri-tjetrit sa i përket pritshmëri­së së golave. Arma e re e sulmit të Guardiolës e humbet duelin me atë të Klopit në lidhje me efikasitet­in përpara porte, me 31% ndaj 27%. Pavarësish­t se Klopit i pëlqen të ketë një treshe sulmi fleksibël, e cila alternohet herë pas here, Nunjez pritet të luajë në qendër, në pozicionin e Manesë për pjesën më të madhe të sezonit të shkuar. Ai i përshtatet shumë mirë stilit sulmues të "Reds"-ave, sepse luan përveçse si qendërsulm­ues, edhe sulmues i majtë dhe sulmues i dytë. Diaz u transferua në janar për të mbuluar krahun e majtë, duke nënkuptuar se Nunjez pritet të ketë një rol më qendror. Por uruguaiani shënoi 10 gola dhe dha dy asiste për Benfikën në kampionati­n portugez duke luajtur në krah të majtë.

Haland e ka më të përcaktuar pozicionin e tij, duke luajtur në qendër të sulmit për Borusian e Dortmundit. Megjiathat­ë, ka nga ata që ngrenë dyshime nëse ai do të përshtatet në skemën e Guardiolës, i cili në 5 sezonet e fundit ka luajtur pa një sulmues të deklaruar dhe e ka fituar titullin katër herë. Por këtë herë, norvegjezi do të ketë një skuadër me shumë më tepër kualitet pas e cila do ta furnizojë numrin 9 me topa pafund. Ai ka premtuar se do të shënojë shumë gola, por ai nuk është thjesht një finalizues efikas. Kontribute­t e tij për skuadrën nuk duhen anashkalua­r. Ai krijoi 25 raste në 27 ndeshje në Bundesligë dhe Champions sezonin e shkuar dhe mund të vendosë shumë mirë në pozicione shënimi edhe Fodenin dhe Mahrezin. Barazi totale sa i përket frekuencës së golit, duke e gjetur rrjetën çdo 82 minuta sezonin e shkuar. Që të dy yjet e sulmit shkëlqyen me skuadrat e tyre dhe tani u ngelet ta provojnë veten në skenën e Premier Ligës. Statistika­t e tyre, por edhe pesha e çmimit do të jetë një test që ata duhet ta kalojnë në betejën e tyre për titullin sezonin e ardhshëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania