Panorama Sport (Albania)

Laporta: Largimi i Mesit një peng, Pike po vuan

-

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka fituar një betejë brenda klubit. Ai ka mundur të marrë votëbesimi­n nga asambleja në lidhje me shitjen e aksioneve të të drejtës televizive dhe të kompanisë së marketingu­t të klubit, nga ku prej të arkëtojë deri në 600 milionë euro. Por, deri në bindjen e ortakëve të asamblesë, atij i është dashur t'u përgjigjet një morie pyetjesh. Atij iu desh t'i kthehet edhe njëherë largimit të Mesit, problemeve më të fundit të mbrojtësit Pike dhe shumë temave të tjera që tejkalonin objektivin e asamblesë.

LARGIMI I MESIT - "Vazhdoj të jem i trishtuar për atë çfarë ndodhi me Mesin. Por natyrisht që do të gjejmë kohën dhe mundësinë për të nderuar Leon, për gjithçka ka bërë për këtë klub. Për mua, Leo do të jetë përherë te Barça. Rrethanat na detyruan të bëjmë atë që tashmë dihet nga të gjithë, por kjo kurrsesi nuk do të dëmtojë raportet tona. Herët a vonë ne do t'i bëjmë nderimet e duhura atij. Ai meriton një mirënjohje të përjetshme për atë çfarë ka bërë në 20 vjet te Barcelona. Ka qenë guri i themelit të sukseseve të klubit", ka thënë Laporta.

SITUATA E PIKESË - "Pike po vuan shumë. Ndoshta shumë njerëz merren me famën e një lojtari, paratë që fiton dhe gjithçka tjetër nuk i pëlqen te një futbollist, por Pike është një person i shkëlqyer. Ai është një nga kapitenët e klubit, kishte mundësi t'i futej botës së biznesit, por zgjodhi të vijojë të japë kontributi­n e tij te Barcelona si lojtar. Ajo çfarë ka ndodhur me të natyrisht që nuk është e këndshme, ndaj ai meriton të gjithë mbështetje­n e klubit dhe të tifozëve".

TEBAS - Laporta ka folur edhe në lidhje me raportet e tij me presidenti­n e Ligës, Havier Tebas. "Kam vënë re një ndryshim tek ai, nuk është më ai personi që vetëm sulmonte klubin tonë. Ai dhe ne e dimë fare mirë se Barça ka të gjitha kapacitet për ta kaluar këtë situatë delikate financiare. Shpejt do t'i telefonoj për t'ia bërë me dije se shifrat tona do të jenë pozitive".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania