Panorama Sport (Albania)

Warriors kampion në NBA, Bostoni KO në finalen 6

Feston Golden Stejt, fiton titullin e shtatë në historia Stefën Kërri fenomenal, më në fund vjen edhe çmimi MVP

-

Përsëri ata! Golden Stejt shpallen sërish kampionë në NBA, duke fituar titullin e katërt që prej vitit 2015 dhe të shtatin në historinë e klubit. Formacioni i trajnerit Kerr triumfoi me rezultatin 103-90 në finalen e gjashtë kundër Bostonit duke e mbyllur serinë 4-2, për t’u kurorëzuar kampion në shtëpinë e kundërshta­rëve. Suksesi i katërt në kampionati­n më spektakola­r të basketboll­it në botë edhe për trajnerin Kerr, Drajmond Grin, Klei Tompson dhe Andre Igoudala. Titulli i katërt edhe për Stefën Kërrin, i cili më në fund me meritë të plotë fiton për herë të parë në karrierë çmimin MVP të finaleve. Kështu, Warriors nuk e shpërdoroj­në “match point”in e parë dhe me tre fitore radhazi rikthehen në majën e NBA-SË. Golden Stejt e ndërton rrugën drejt titullit që në pjesën e parë, teksa i fiton dy periodat e para përkatësis­ht 27-22 dhe 27-17, duke shkuar në pushimin ndërmjet dy pjesëve me +15 pikë avantazh (54-39), ndërsa për tu veçuar ishte një superparci­al 21-0 (rekord për “Finals”). Në pjesën e dytë, Bostoni tenton përmbysjen, por miqtë nuk lëshojnë dhe arrijnë ta ruajnë më së miri epërsinë e krijuar, duke e prenotuar shumë para sirenës përfundimt­are triumfin. Kështu, gjithçka mbyllet +13 pikë avantazh për Golden Stejt që shpërthen në festë në parketin e “TD Garden”. Megjithatë, nuk mungojnë as duartrokit­jet nga publiku

vendës për skuadrën e tyre të zemrës, me Celtics që dalin gjithsesi me kokën lart. Protagonis­ti absolut i ndeshjes dhe i titullit ishte Stefën Kërri, autor i 34 pikëve, 7 ribaundeve dhe 7 asisteve. Ndërsa qershia mbi tortë ishte çmimi MVP, një titull individual që i

mungonte karrierës së jashtëzako­nshme të numrit 30. Një sezon i paharruar për Kërrin, me unazën e katërt në kasafortë apo rekordin e trepikësha­ve. Por ky sezon është edhe i Klai Tompsonit, i cili ndonëse nuk ishte deciziv në finalen 6, mund t’i gëzohet

një triumfi që dukej i pamundur, mbi të gjitha për 941 ditët që qëndroi jashtë parketit për shkak të dëmtimit të dyfishtë. Nuk ka se si të mos buzëqeshë as trajneri Stiv Kerr, i cili bën të tijën unazën e nëntë, të katërtën si trajner. Ndërkohë, për të besuarit e trajneri Udoka nuk mjaftuan 34 pikët e Xhalen Braun, ndërsa Xheison Tatum shënoi vetëm 13. Kështu, NBA mbyll një tjetër edicion të jashtëzako­nshëm, me emocione të forta dhe me spektakël, ashtu sikurse di ta dhurojë vetëm kompeticio­ni më i bukur i basketboll­it në Botë.

 ?? ?? Warriors, fituesit e NBA për sezonin 2021-2022
Warriors, fituesit e NBA për sezonin 2021-2022

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania