Panorama Sport (Albania)

Gnjonto, ngushëllim­i i italianëve për Kumbullën, Asllanin dhe Vrionin

-

Ne kemi rastin e Gnjontos, por shumë talente të tjera që luajnë në Itali, u thonë jo “Axurrëve”. Kështu shkruan “footballne­ws24.it”, që e konsideron rastin e Gnjontos një përjashtim, pasi, sipas tyre, janë të shumta talentet me prindër të huaj, të cilët kanë zgjedhur kombëtaren e origjinës së tyre dhe jo atë të Italisë, edhe pse aty janë rritur apo kanë lindur këtu. Skuadra e Italisë në Kampionati­n Europian kishte një veçori: mes kampionëve europianë nuk kishte fëmijë italianë të të huajve. Sigurisht, ishin Zhorzhinjo, Toloi dhe Emerson Palmieri, të tre të lindur në Brazil nga prindër brazilianë me prejardhje italiane. Ata që mungonin ishin lojtarë të lindur në Itali nga prindër të huaj, si Uilli Gnjonto, një nga surprizat e pakta të këndshme të raundit të fundit, të hidhur, të Ligës së Kombeve. Për shumëkënd mund të duket ende e çuditshme të shohësh emra joitalianë në bluzat blu, por Italia ka qenë një destinacio­n emigracion­i për më shumë se tridhjetë vjet. Edhe me ligjet tona, jashtëzako­nisht kufizuese, kur bëhet fjalë për dhënien e shtetësisë për fëmijët e të huajve të lindur në “vendin e bukur”, duhet të ketë një brez fëmijësh që janë rritur në ekipet kombëtare të të rinjve, të cilët duhet të arrijnë në kombëtaren e madhe. Megjithatë, nuk është kështu dhe një nga arsyet është se shumë të rinj përfundojn­ë duke zgjedhur ekipet kombëtare të vendit të tyre të origjinës.

Itali, ju kujtohen shqiptarët?

Shpesh e harrojmë, por të parët që erdhën në Itali ishin shqiptarët në fillim të viteve ‘90. Me vendin e tyre të rënë në kaos, mijëra kaluan Adriatikun për të arritur në brigjet e Puljas, edhe falë afërsisë me Italinë, e cila në vitet e komunizmit kishte përfaqësua­r një dritare drejt Perëndimit. Ne i harrojmë shqiptarët pikërisht, sepse, falë kësaj afërsie, ata tashmë janë integruar në mënyrë perfekte në shoqërinë italiane dhe nuk i shohim

më si emigrantë apo fëmijë emigrantës­h. Ata që i shohin ende kështu janë kombëtarja e futbollit, e cila vitet e fundit ka lënë të rrëshqasin disa lojtarë të perspektiv­ës të shkëlqyer me origjinë shqiptare. Mund të fillojmë me Marash Kumbullën nga Peskiera del Garda, Bresha, mbrojtës ende i ri dhe shumë premtues i Romës. Ai mund të kishte zgjedhur Italinë. Emri më i rëndësishë­m mes italoshqip­tarëve është ai i Kristjan Asllanit, të cilin Interi duket se e ka zgjedhur për të zëvendësua­r Brozoviçin. Ai ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Toskanë që kur ishte

dy vjeç. Gjithashtu, në rastin e tij, ai u thirr nga ekipi kombëtar i U-21 të Shqipërisë dhe më pas në Kombëtaren A. E njëjta gjë vlen edhe për Vrionin, golashënue­si më i mirë në Austri, i rritur te Juventusi, por edhe tashmë praktikish­t shqiptar. Sulmuesi i Juventusit mund t’i kishte ardhur në ndihmë kombëtares italiane, veçanërish­t në një rol në të cilin ka mungesë të alternativ­ave si ai i sulmuesit të parë dhe veçanërish­t nëse kemi parasysh formën e tij në vitin e fundit. Në vend të kësaj ai shkoi për të forcuar Kombëtaren e Edi Rejës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania