Panorama Sport (Albania)

Buxhet 50 mln euro, zhgënjehet Maldini

Legjenda më pranë Milanit, por sa shumë dilema Merkato “skontosh”, kuqezinjtë rrezikojnë që në “start”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Mediat italiane njoftojnë se ësh të drejt sistemimit situata e Paolo Maldinit, drejtorit teknik të Milanit, i cili në këto ditë do të rinovojë kontratën me klubin. Bëhet fjalë për një marrëveshj­e të vlefshme për dy sezone. Bashkëpuni­mi do të vijojë deri më 30 qershor 2024, me opsion për sezonin e tretë (në vitin 2025). Sidoqoftë, vonesat e këtyre ditëve nuk janë vetëm për shkak të problemati­kave që po has Xherri Kardinale për të grumbullua­r paratë e nevojshme për blerjen e kampionëve të Italisë. Në fakt, thuhet se ka qenë Maldini që ka marrë kohë pasi do të jetë i qartë për projektin e ri. Nëse kryefjala do të jetë “ambicie”, atëherë legjenda do të qëndrojë për të çuar përpara rritjen e Milanit.

BUXHET - Në orët e fundit është përfolur shumë, veçanërish­t mes tifozëve, për buxhetin e mundshëm që “Redbird” do të vendosë në dispozicio­n të drejtuesve të Milanit për merkaton e verës. Sipas “Tuttosport”, nuk ka një shumë të konfirmuar, por përflitet se mund të jetë rreth 4550 milionë euro. Udhëzimet e fundit nga Xherri Kardinale nuk do të ndryshojnë nga ato të “Elliott”-it, ndaj nuk do të ketë rroga faraonike dhe blerjet do të jenë me bazë qëndrueshm­ërie ekonomike. Në këto rrethana, janë dy emrat më të besueshëm për mbrojtjen e nuk bëhet fjalë për Bremerin apo Botmanin. I pari është francezi 20 vjeç i Montpelies­ë, Maksim Estev, ose një rikthim ekspert si Françesko Açerbi. Në mesfushë, plani B mund të parashikoj­ë 21-vjeçarin e River Plejtit, Enco Fernandez. Orët e fundit ka dalë në skenë emri i Brajan Kristantes, një tjetër ish dhe i dobishëm për listat e Champions-it. Më në fund, për linjën e

fantazistë­ve, përveç xhevahirit tjetër të Bryzhit, Noa Lang, drejtuesit e “Djallit” mund t’u japin përparësi dy profileve të Sasuolos, si Traore dhe Xhuriçiç. Sa u përket këtyre të fundit, afrikani është i preferuar, teksa serbit i skadon kontrata brenda pak ditësh.

 ?? ?? Pronari i ri i Milanit, Xherri Kardinale, dhe Paolo Maldini
Pronari i ri i Milanit, Xherri Kardinale, dhe Paolo Maldini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania