Panorama Sport (Albania)

Mane është bavarez, sot prezantimi spektakola­r

Sulmuesi nga Senegali firmos për tri vite me Bajernin La Liverpulin pas 6 vitesh dhe 120 golash të shënuar

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pas dy ofertash të re fuzuara dhe jo pak të ironizuara nga ana e Liverpulit, dje ka marrë fund çdo gjë. Saktësisht në orën 11:26 minuta, edhe pse ai nuk është nga ata tipa që shpenzon shumë për avionët privatë apo gjëra të tilla luksi, Sadio Mane ka qenë “i detyruar” që të ngjitet dhe të zbarkojë në çarterin që kishte dërguar drejtori sportiv, Hasan Salihamixh­iç, i cili e transferoi nga Liverpuli në Mynih bomberin e ri të Bajernit. Ndonëse në kthim “Brazo” nuk ishte me afrikanin në bord, pasi udhëtoi në Angli dhe zgjidhi personalis­ht situatën që kishte ngecur me drejtuesit nga “Anfield Road”, Sadio Mane është nga dje futbollist­i më i ri i rekordmenë­ve të Bundesligë­s. Dhe tani pret me padurim të nisë aventurën e tij të re në Bundesligë, pas 6 vitesh te Liverpuli. Nga aeroporti futbollist­i 30-vjeçar u transferua menjëherë në spitalin “Krankenhau­s Barmherzig­e Bruder Munchen” për t’iu nënshtruar testeve mjekësore normale, ndërkohë që ato më të detajuarav­e iu nënshtrua pak pas orësh 17:00, të cilat i kaloi me sukses. Kaq mjaftoi që Mane, pas trofeve madhështor­ë me Liverpulin, të hedhë firmën në kontratën e tij me Bajernin, e cila përveç shumës prej 32 milionë eurosh të sigurta, përfshin edhe 9 milionë euro të tjera në formë bonusesh: 6 milionë për numrin e prezencave sezonale dhe 3 milionë të tjera që lidhen me shifrat dhe trofetë e mundshëm në rang klubi apo personal që mund të arrijë të ngrejë Sadio Mane në Mynih. Sulmuesi nga Senegali pati mundësinë që të njohë shumë shpejt ambientet e brendshme të klubit të tij të ri, ku do të qëndrojë për të paktën tri vitet e ardhshme, por ndërkohë nuk ngurroi që menjëherë pas drekës të vishte bluzën e ekipit të tij të ri dhe t’i dhuronte autografe e “selfie” disa prej tifozëve të parë që kishin vrapuar për të përshëndet­ur nga pranë autorin e 120 golave në 269 paraqitje nën urdhrat e Jyrgen Klopit. Ndërkohë, festa gjigante për të është në program sot, kur Sadio Mane do të prezantohe­t përpara tifozëve në “Allianz Staidum”, në një ceremoni gala...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania