Panorama Sport (Albania)

Do ruhet grupi, Ribaj: Vendimi i duhur!

-

Andi Ribaj është ndër të parët lojtarë që është konfirmuar në Vlorë. Kapiteni ka marrë “bekimin” e administra­torit Sinan Idrizi. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi shprehet shumë i lumtur me ruajtjen e grupit, ndonëse afrimet i quan të domosdoshm­e. Beson tek aftësitë e kreut të klubit në drejtim të merkatos dhe qartazi e thotë se ngjitja do të jetë misioni i padiktuesh­ëm.

Një pjesë e titullarëv­e kanë marrë “bekimin” e Flamurtari­t. A është Ribaj në këtë listë?

Më kanë kontaktuar dhe po presim ditën kur të fillojmë stërvitjen. Drejtuesit po punojnë në drejtim të ndërtimit të skuadrës, sikundër kam informacio­n. Megjithatë, unë po përgatitem individual­isht. Edhe në këto momente, jam duke u stërvitur. Kështu që nuk kam pushuar asnjë ditë, pasi duhet që të ruhet gjendja fizike.

Çfarë ju kanë thënë?

Patjetër që kam folur me drejtuesit dhe presidenti­n. Kemi folur edhe për të ardhmen. Kam folur me Idrizin dhe e falënderoj për vlerësimin që ka për mua. Tani pres që të nisim punën. Unë e kam thënë edhe më parë se do ta mbyll karrierën në Vlorë. Ndihem si në shtëpinë time dhe shumë i respektuar nga të gjithë. Është një ambient që të lë të punosh lirshëm dhe pa presion. Do qëndroj për ta çuar Flamurtari­n ku e ka vendin dhe ku e meriton.

Në klub po mendojnë që të ruajnë grupin e lojtarëve. Keni një koment?

Jam shumë dakord me këtë gjë. Kjo, pasi ka qenë një grup me djem të shkëlqyer dhe kemi kaluar shumë mirë. Ky grup ka bërë mirë dhe e ka arritur objektivin. Skuadra është tashmë një kategori më lart. Janë lojtarë me shumë eksperienc­ë dhe që kanë luajtur në Superiore. Vlerësoj çdo lojtar për çfarë ka dhënë dhe për vlerat që ka.

Çfarë këshilloni për merkaton?

Nuk kam ndonjë këshillë. Presidenti bën gjithmonë gjërat e duhura në këtë pjesë.

Ngjitet Flamurtari në elitë për 100-vjetor?

Normalisht që do të ngjitet. Nuk kemi asnjë dyshim për këtë sepse presidenti po bën çdo gjë për ta arritur ngritjen për 100-vjetorin e klubit. Ky është qëllimi ynë kryesor.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania