Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Mane: Golin më të bukur ia shënova Nojerit

“Kisha shumë oferta, por erdha në klubin e duhur” Drejtori sportiv zbulon prapaskena­t e firmës: Leva nuk lëviz

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Firmosi dhe u prezan tua. E mërkura ishte dita e Sadio Manesë, i cili pasi firmosi kontratën 3-vjeçare me Bajernin, mbajti edhe konferencë­n e prezantimi­t në “Allianz Arena”: “Jam me të vërtetë i lumtur që më në fund jam te Bajerni i Mynihut. Folëm shumë dhe ndjeva interes të madh nga ky klub i shkëlqyer që prej fillimit. Prandaj për mua nuk kishte dyshime. Është koha e duhur për këtë sfidë. Dua të arrij shumë me këtë klub dhe në Europë gjithashtu. Gjatë kohës sime te Salcburgu kam parë shumë ndeshje të Bajernit dhe më pëlqen me të vërtetë klubi”. 30-vjeçari shënoi 120 gola në 6 vite që luajti për Liverpulin, por golin më të bukur zgjedh atë që i shënoi Manuel Nojerit në Champions në ndeshjen e dytë të 1/8-ave në 2019. Ai shfrytëzoi një pasim gjenial të Van Dajkut që u ul në mënyrë perfekte dhe Nojer, i cili provoi të dilte, bëri një figurë jo të mirë ndërsa u rrotullua nga senegalezi përpara se të shënonte: “Do të thosha goli im i parë në ‘Emirates’ kundër Arsenalit në debutim. Dhe pastaj goli i dytë kundër Bajernit përballë Nojerit. Më fal Manu, unë po vij, por mendoj se goli i dytë ishte gjithashtu i pabesueshë­m. Prandaj zgjedh këta dy gola”. E vetmja gjë që gjermanët e përpiktë nuk kanë përcaktuar ende në lidhje me këtë transferim është numri që do të mbajë Mane.

Jeni takuar me trajnerin Nagelsman?

Po, ai më shpjegoi idetë e tij. Unë mbeta i magjepsur dhe e pashë veten menjëherë pjesë të projektit.

Mendoni se te Bajerni mund ta fitoni edhe një herë Champions-in?

Skuadra ka shanset për të arritur shumë në Ligën e Kampioneve. Unë nuk kam dyshime që Bajerni është një prej klubeve më të forta në botë. Kjo është një nga arsyet përse u transferov­a. Unë besoj te projekti.

Cili është roli juaj i preferuar në fushë?

Unë mund të luaj në disa pozicione, përveç portierit. Por shpresoj që trajneri të më zgjedhë në sulm.

Ju jeni shumë i lidhur me familjen, do të transferoh­en edhe ata në Mynih?

Unë i kam lënë prindërit kur isha 19 vjeç. Sigurisht që do të më pëlqente që ta kisha

të gjithë familjen këtu, por nuk është e lehtë. Xhaxhai im vjen shpesh për të më vizituar, por në fund të ditës jam një djalë i rritur dhe mund të jetoj vetëm. Nëse familja dhe miqtë e mi duan të jetojnë me

mua, ata janë të mirëpritur për ta bërë.

Cili është numri që do të mbani në fanellë?

Nuk kemi folur ende për të. Sigurisht që ka shumë numra të lirë. Unë do të vendos

kur të vijë momenti i duhur. Por nuk është diçka shumë e rëndësishm­e. Përse zgjodhët Bajernin? Kur Bajerni tregoi interes, u magjepsa menjëherë dhe nuk m’u desh ta mendoja dy

herë. Kisha edhe oferta të tjera, por zgjodha Bajernin. Ky është klubi i duhur për mua.

Cilat janë pritshmëri­të tuaja në Mynih?

Është një transferim i

rëndësishë­m, por unë jam më shumë i përqendrua­r te roli dhe përkushtim­i im. Do të jap më të mirën, dua të shënoj shumë gola dhe jap asiste. Pastaj të shohim nëse do të arrij t’ia dal apo jo.

Çfarë mendoni për Tomas Mylerin?

Duket një djalë i mirë, por nuk e kam takuar ende. Mezi po pres t’i takoj të gjithë dhe t’i bashkohem skuadrës sa më shpejt që të jetë e mundur. Si ndiheni fizikisht? Unë ia kam dedikuar jetën time futbollit. Kujdesem për trupin tim dhe punoj fort për të qenë gati.

Si do t’i përshkruan­it 6 vitet tuaja në Liverpul?

Kalova 6 vite të mrekullues­hme atje, me njerëz fantastikë. Sigurisht që askush nuk ishte i lumtur që u largova, por kjo është pjesë e jetës. Kërkoja një sfidë të re pas 8 vitesh në Premier Ligë. Klop është Klop, ju e njihni të gjithë. Sigurisht që donte të më mbante, por ai e kuptoi situatën. I uroj vetëm suksese Liverpulit.

Si ju duket qyteti i Mynihut?

Kam vetëm dy ditë këtu, kam takuar shumë tifozë. E dashuroj qytetin dhe jam i lumtur që do të jetoj këtu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania