Panorama Sport (Albania)

Kahn: Leva ta harrojë Barçën, është në kontratë me ne dhe e presim në stërvitje

Shefi i bordit: Mane i klasit botëror, erdhi në klubin e duhur

-

Temë e nxehtë ajo e Robert Levandovsk­it, i cili është shumë pranë kalimit te spanjollët e Barcelonës. Sulmuesi e ka shprehur dëshirën e tij, edhe pse ditët e fundit ka zbutur tonet dhe ka bërë një hap prapa. Ndërsa te gjermanët e Bajernit nuk janë të këtij mendimi dhe në lidhje me këtë ka folur shefi i bordit, Oliver Kahn. Ish-portieri i bavarezëve shprehet se Levandovsk­i duhet të përqendroh­et tek ekipi që është nën kontratë dhe Bajerni nuk po kërkon sulmues tjetër. “Sa i përket Levandovsk­it, asgjë nuk ka ndryshuar. Ai është akoma nën kontratë me ne deri në vitin 2023. Këtu te Bajerni po presim me padurim ditën e parë të

stërvitjes bashkë me Robertin”, u shpreh Kahn.

MANE – Ndërkohë, shefi i bordit të Bajernit nuk harroi të komentonte edhe afrimin më të fundit, atë të sulmuesit senegalez Sadio Mane. “Ne jemi të bindur se Sadio Mane do t’u japë tifozëve tanë shumë gëzim në vitet e ardhshme, me mënyrën e tij

spektakola­re të lojës dhe golat e tij. Ne donim gjak të freskët dhe kemi arritur të sjellim një lojtar absolutish­t të klasit botëror për tri vite në Mynih. Nuk duhet të flisni shumë për cilësitë e tij, ai është i shpejtë, fleksibël dhe i rrezikshëm para portës. Ai është absolut dhe kjo më bëri përshtypje që në fillim, një profesioni­st që dëshiron

të fitojë tituj dhe për këtë arsye ka përfunduar në klubin e duhur. Me lojtarë si ai, të gjitha qëllimet e mëdha janë të mundshme për Bajernin. Kjo paketë lojtarësh është shumë, shumë e fortë”, tha Kahn që u pyet gjithashtu edhe për numrin që do të mbajë në shpinë sulmuesi, si edhe për ndonjë transferim tjetër. “Sadio tha që nuk është aq e rëndësishm­e për të, por që do ta shihni më pas se çfarë numri do të zgjedhë. Sa u përket transferim­eve të tjera, dritarja është e hapur edhe për një kohë të gjatë. Ne do t’i mbajmë sytë hapur dhe do të shohim se çfarë është ende e mundur në tregun e lojtarëve”, përfundoi Kahn.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania