Panorama Sport (Albania)

Al-kelaifi: Reali festoi me ditë për Champions-in, tani kërkon ta “vrasë”

Presidenti: Kemi projekt të ri, dua skuadër të egër

-

PSG-JA do të rinisë me një projekt të ri, me më shumë beteja sesa një fiksim te Champions-i. Presidenti Al-kelaif i do të gjithë lojtarët që të djersijnë për vendin e tyre në ekip. Një erë e re me Luis Kamposin si drejtor sportiv dhe me një trajner të ri edhe pse akoma nuk është gjetur akordi me Kristof Galtierin e Nicës. “Kishim nevojë për një cikël të ri”, shpjegon Al-kelaifi për “Gazzeta dello Sport”. Presidenti i PSG-SË komenton rastin e Mbapesë, zhgënjimin e Mesit, rolin e Nejmarit në projekt si edhe nuk kursen disa kritika për Realin e Madridit në lidhje me Super Ligën.

Trajneri i ardhshëm do të jetë Galtier?

Nuk është momenti për njoftime, por nuk kemi folur kurrë me Zidanin.

Champions-i është një fiksim apo një objektiv?

Duam të krijojmë një skuadër të egër që shkon në luftë çdo ndeshje. Champions-i është i ashpër, mjafton një detaj, një gabim, si në Madrid, dhe je jashtë. Hidhemi përpara njëherë dhe pastaj e fitojmë.

Mbape i ka thënë “jo” Realit të Madridit. Çfarë prisni nga ai?

Reali i ofroi shumë më tepër dhe për paratë unë kam folur me të vetëm në fund. Ai është një futbollist fantastik që tregon se është më i mirë çdo ditë. Pres të japë më shumë nga të gjithë, edhe ai do që të fitojë gjithçka, të luajë çdo ndeshje, çdo minutë. Ata thonë se ai vendos për çdo gjë: e vetmja gjë që do, është të fitojë. Ai e do futbollin, është një fitues, ka mendime dhe këshilla të dobishme për të përmirësua­r gjerat. Po të mos ishte kështu, do të mendoja që ai nuk ka mentalitet­in e PSG-SË.

Mesi ka zhgënjyer...

Nuk mund të diskutosh një lojtar me shtatë “Topa të Artë”. Mesi ka shkruar historinë. Nuk ka qenë në sezonin e tij më të mirë. Pas më shumë se 20 vitesh te Barcelona ka zbuluar një vend të ri, një qytet të ri, një kampionat të ri, një skuadër të re dhe një kulturë të re. Gjithashtu, edhe familja e tij. Po ashtu u sëmur edhe me COVID. Nuk ka qenë e lehtë. Sezonin e ardhshëm do të shohim Mesin më të mirë që ka qenë gjithmonë.

Dhe pas vitit të parë financiari­sht kemi një marrëveshj­e. E njëjta gjë do të jetë edhe me Mbapenë.

Nejmari është akoma pjesë e projektit?

Përtej thashethem­eve për Nejmarin, të gjithë duhet të japin maksimumin, përndryshe ata do të duhet të largohen, siç kemi shitur shumë lojtarë.

Dhjetë vite më parë këtu mbërriti Verrati dhe tashmë ai është bërë lojtari me më shumë tituj i PSG-SË dhe i kampionati­t...

Marko është si një fëmijë për mua. Lojtar fantastik, një shembull dhe në zemër të projektit. Ka lindur me klubin dhe dashuron Parisin. Jam shumë krenar për të sepse gjithmonë është gati të lërë shpirtin në fushë për skuadrën e tij. Po ashtu nga ai pres më shumë, që të marrë më shumë përgjegjës­i. E meriton, është lojtari më i mirë italian.

Nuk ka qenë e lehtë për Donarumën. Do të jetë titullar?

E vërtetë, por po flasim për lojtarin më të mirë të Europianit. Është fantastik si person, atlet dhe profesioni­st. Pastaj ai dhe ne e dimë si kanë shkuar gjërat.

Si i përgjigjen­i presidenti­t të La Ligës, Tebas, për mungesën e respektimi­t të “Fair Play”-t Financiar?

Tebas kush? Unë nuk mbaj leksione për askënd që është i përfshirë në një klub tjetër apo në një ligë tjetër. Është e paedukatë që t’u thuash të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë. Nuk pranoj leksione nga dikush që e sheh Champions-in si një kërcënim për kampionati­n e tij. Kam një projekt për të ngritur duke respektuar të gjithë.

Si president i Shoqatës së Klubeve Europiane, deri ku jeni me Super Ligën?

Respektoj klubet e mëdha. Reali e ka merituar Champions-in. Kanë festuar për ditë me radhë dhe pastaj duan ta vrasin. Mua do të më pëlqente të shihja Ajaksin në gjysmëfina­le, Totenhemin në finale. Kujtoj emocionet e daljes së parë në Europë me Parisin tim, në Salcburg, ku tifozët na prisnin pa bluza në të ftohtë. Është shpirti i futbollist­it. Është e padrejtë të funksionos­h si një ligë e mbyllur. Nuk do ta lejojmë që të ndodhë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania