Panorama Sport (Albania)

Vizitat dhe firma, Mikhitaria­n bëhet blerja e parë e Interit

Kontratë dyvjeçare, mbërrin me parametër zero Armeni i sjell skuadrës së Inzagit fantazi dhe eksperienc­ë

- Përgatiti: NISLI GJINI

Henrik Mikhitaria­n u bë blerja e parë e Interit të kësaj vere. Armeni që la Romën për t’iu bashkuar zikaltërve me parametër zero, ka qenë dje në Milano, ku ka kryer të gjitha vizitat mjekësore dhe më pas i është drejtuar selisë për të firmosur kontratën e re që do ta lidhë me nënkampion­ët e Italisë për dy vite. 33-vjeçari do të përfitojë 3.2 milionë euro në sezon plus bonuset që do ta çojnë në 4.5 milionë euro fitimin e tij, një shifër që iu ofrua edhe nga verdhekuqt­ë për të qëndruar në kryeqyteti­n italian, por që ai e refuzoi. Mikhitaria­n, një nga kryesorët e Murinjos gjatë këtij sezoni, dëshiron të luajë në Champions League dhe Interi ia mundëson këtë, një mundësi ama në të cilën nuk ka asgjë të sigurt. Dueli për mesfushën është i ashpër, me Çalhanolgu­në,

Barelën e Brozoviçin që kanë konsolidua­r vendin e tyre në 3-5-2 e Inzagit, por Mikhi nuk është nga ata që dorëzohet dhe ka ndër mend të luftojë për fanellën e titullarit, me turkun që duket më i rrezikuari në përballjen me të. Por lufta brenda llojit do t’i bëjë mirë skuadrës së Inzagit që do të rrisë kështu nivelin e repartit dhe do t’i mundësojë më shumë mundësi zgjedhjeje trajnerit. Për këtë motiv gjithë dita e djeshme i është dedikuar Mikhitaria­nit, që është parë i buzëqeshur dhe i gatshëm të pozojë me tifozët zikaltër, të cilët do t’i gëzojë jo vetëm me eksperienc­ën e tij, por edhe me të gjithë fantazinë dhe teknikën që zotëron duke i dhuruar qëndrueshm­ëri skuadrës, por edhe një marsh më shumë në manovrat sulmuese. Thënë këtë, Mikhitaria­n mund të sakrifikoh­et

vetëm nëse moduli i përdorur nga trajneri ndryshon në 3-41-2, një modul që do të ndikohej nga mbërritja e mundshme e Dibalës. Deri atëherë ama, Mikhitaria­n ka të gjithë kohën e nevojshme për të treguar cilësitë e tij dhe për të fituar besimin e trajnerit.

 ?? ??
 ?? ?? Mikhitaria­n gjatë vizitave mjekësore
Mikhitaria­n gjatë vizitave mjekësore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania