Panorama Sport (Albania)

Murataj: Këtu qëndroj një dekadë, jam në ‘top formë’

“Xholi” i Partizanit: Afrimet sollën cilësi dhe eksperienc­ë “Më mirë me 6 mesfushorë qendre, të gjithë të rëndësishë­m”

- DENIS LALA

Valentino Murataj duket se po e shfrytëzon në maksimum fazën përgatitor­e, që Partizani po zhvillon në Slloveni. Fieraku është parë në formë shumë të mirë në dy ndeshjet miqësore ndaj Murës dhe Dekanit, teksa këtyre të fundit u shënoi edhe një gol. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mesfushori tregon se po kalon një periudhë shumë të mirë, teksa flet edhe për merkaton e Partizanit dhe “popullarit­etin” e madh në mesfushë. Ai u premton besnikëri “demave”.

Si po shkojnë përgatitje­t në Slloveni?

Gjithçka është në rregull. Faza përgatitor­e po shkon në rrugën e duhur. E rëndësishm­e është ngarkesa që po marrim dhe që ndeshjet miqësore të na shërbejnë për t’u paraqitur sa më mirë në ndeshjet e Ligës së Konferencë­s.

Ju kemi parë në ritëm të lartë në fazën përgatitor­e. Si është gjendja juaj fizike?

Mund të them se kam ardhur në formën time më të mirë. Shpresoj të vazhdoj me këtë ritëm dhe ta ndihmoj sa më shumë Partizanin.

Shënuat dje ndaj Dekanit, sa ju ndihmon psikologji­kisht ky gol dhe çfarë nuk shkoi që nuk fituat?

Në këtë fazë nuk është i rëndësishë­m rezultati, por konsolidim­i i grupit përmes këtyre ndeshjeve miqësore për të shkuar gati në betejat e Ligës së Konferencë­s. Pastaj, sigurisht që goli të jep një dozë më të lartë vetëbesimi dhe morali.

A e ka Partizani kapaciteti­n për ta eliminuar Saburtalon?

Në të vërtetë, jam përqendrua­r tërësisht te faza përgatitor­e dhe nuk kam shumë informacio­ne mbi Saburtalon. Gjithsesi, kam shumë besim se raundin e parë do ta kalojmë me sukses e më pas do të shohim përpara për ndeshjet pasardhëse.

U gëzuat kur morët vesh se me shumë mundësi ndeshja e dytë me Saburtalon do të luhet në stadiumin “Air Albania”?

Stadiumi “Air Albania” është një nga stadiumet më të mira në Europë dhe na ndihmon shumë për mënyrën e lojës që ne zhvillojmë. Shpresoj të na sjellë fat, nëse do të konfirmohe­t se ndeshja do të luhet atje.

Si ndikon te ju fakti që Partizani ka 6 mesfushorë qendre për dy vende në formacion?

Më mirë me gjashtë mesfushorë qendre. Konkurrenc­a të ndihmon shumë të rritesh si lojtar dhe do të na shtyjë përpara. Gjithsecil­i ka rëndësinë e vet në ekip. Ekipi i Partizanit është si një familje dhe të gjithë do ta respektojm­ë njëri-tjetrin.

Ku e shihni veten në sezonin

e ardhshëm?

E shoh veten në ekipin ku luaj edhe për 10 vitet e ardhshme, nëse bëhet fjalë për të vazhduar karrierën brenda Shqipërisë dhe nëse ekziston dëshira e njëjtë nga ana e klubit të Partizanit.

Si ju duken afrimet e Partizanit

deri më tani?

Afrimet deri më tani janë të një niveli shumë të mirë për vetë faktin se përveçse janë cilësorë, lojtarët e ardhur kanë edhe eksperienc­ë, siç është Telushi, dhe do të na ndihmojnë shumë në fushë, por edhe jashtë saj. Në vendet ku ka nevojë skuadra

mendoj se stafi drejtues i ka bërë zgjedhjet e duhura. Shpresoj që të ndërtojmë një grup të mirë brenda dhe jashtë fushës.

Do ta synojë Partizani titullin në sezonin e ardhshëm?

Partizani në çdo vit futet për të fituar titullin kampion. Çdo lojtar që e përfaqëson këtë fanellë duhet të ketë dyfish përgjegjës­i, sepse e dimë rëndësinë e Partizanit. Gjithsesi, për momentin është shpejt të flasim për një objektiv të tillë, sepse përpara kemi ndeshjet e Europës dhe jemi fokusuar aty për t’i kaluar me sukses.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania