Panorama Sport (Albania)

Salvador Kaçaj, “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

-

Ish-futbollist­i i Kombëtares shqiptare, Salvador Kaçaj, është vlerësuar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Në ceremoninë e organizuar të mërkurën, Kaçaj u shfaq i emocionuar, teksa mori fjalën e rastit. 54vjeçari nga Lezha ka bërë karrierë jo vetëm në Shqipëri, ku luajti me skuadrën e vendlindje­s, Besëlidhje­n, Skënderbeu­n, Vllazninë dhe Luftëtarin. Gjithashtu për shumë vite ai ka luajtur në Greqi dhe Qipro për skuadra si Kalithea, Athinaikos, Olimpiakos Nikosia dhe Levadhiako­s. “Zoti president, ju falënderoj për vlerësimin që keni bërë për figurat e spikatura në sport dhe veçanërish­t për futbollin. Kjo medalje që marr është e Lezhës dhe lezhjanëve, sepse pa ata unë as nuk do të isha këtu dhe as nuk do të luaja futboll. Zoti e bekoftë Lezhën dhe shqiptarët. Jetë të gjatë zotit Meta dhe karrierë sa më të mirë”, ka thënë Kaçaj i emocionuar. Ish-futbollist­i ka bërë edhe një postim në faqen zyrtare pas këtij vlerësimi. “Të nderuar miq, shokë e dashamirës, pata fatin të dekorohem së bashku me disa personazhe të tjerë nga Lezha, nga shkëlqesia e tij, presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Ilir Meta. Titulli ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’ më nderon pa fund për atë që kam arritur në jetë. Gjithçka për këto momente emocionues­e më sjellin në mendje familjen time, miqtë dhe bashkëqyte­tarët lezhjanë. Kjo medalje, përveç falënderim­eve që vijnë te ju, përcjell me zemër mirënjohje­n e pamasë. Të gjithë lezhjanët dhe ata që më mbështetën në jetë kanë pjesën e tyre në këtë laureim”, shkruante ndër të tjera Salvador Kaçaj në “Facebook”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania