Panorama Sport (Albania)

Xhaferi: Godasim me një mbrojtës, Markun e presim

Presidenti i Vllaznisë: Të luajmë pa frikë ndaj rumunëve “Jemi afër një lojtari të madh, me Josën do jemi kampionë”

- ADMIR URUÇI

Alban Xhaferi beson te një Vllazni e suksesshme edhe në Ligën e Konferencë­s. Presidenti kërkon nga ekipi që të luajë pa frikë ndaj rumunëve të Universita­tea Kraiovës. I ftuar dje në emisionin “Sport News” në televizion­in “News 24”, ai iu përgjigj pyetjeve të moderatore­s Enxhi Biba, duke zbuluar edhe detaje për merkaton.

Alban, sa e vështirë është të jesh president i Vllaznisë?

Është e vështirë, por edhe e bukur në të njëjtën kohë. Në Shkodër ne jetojmë me futbollin. Populli motivohet apo dëshpërohe­t nga rezultatet e Vllaznisë. Besoj se në dy vite kemi bërë një punë të mirë. Janë arritur pritshmëri­të që kemi pasur. Kjo është edhe kënaqësia më e madhe, pas lodhjes.

A kanë filluar t’ju duan në Shkodër pasi keni rikthyer trofetë?

Kjo është pyetje e vështirë. Kjo është rutinë në gjuhën e futbollit. Në Shkodër është më e theksuar. Unë jam i kënaqur me punën e bërë. Futbolli tashmë është pjesë e tavolinave ditore. Për mua kjo është gjëja me fantastike. Besoj se kemi rikthyer besimin te tifozët.

Keni ndryshuar filozofi në drejtimin e klubit, pasi u largua jo vetëm Brdariç, por edhe drejtori sportiv, Djarmati...?

Besoj se Brdariç ka bërë një punë të mirë, sidomos në vitin e parë, bashkë me Djarmatin. U krijua një staf i ri nga fillimi. Mendoj se pas dy viteve ka ardhur koha e ndryshimev­e të mëdha te Vllaznia. Për largimin e Brdariçit ndikuan edhe rezultatet, ndërsa mbyllja e kontratës me drejtorin ishte diçka normale. Ai u largua me dy Kupa. Unë e kam përgëzuar për atë që ka

bërë për Vllazninë. Mendoj se ka ardhur koha për një riformatim me objektiva të rinj. Ndryshimet janë bërë për mirë. Josës i janë bashkangji­tur dy emra të mëdhenj të Vllaznisë dhe futbollit shqiptar, si Sinani dhe Miloti, që janë dy kampionë të cilët kanë dhënë te Vllaznia.

Duket sikur do të federoni Vioresin Sinanin për sulmin...

(Qesh). Kur bëmë prezantimi­n e Vulajt, i thash Vioresinit që “mësoje Kristjanin si i ke bërë ti ato golat e bukur”.

Pse Vllaznia nuk prodhon

më sulmues si Sinani?

Sulmuesi është një person që kërkohet nga e gjithë bota. Për momentin që flasim, mendoj se nuk kemi marrë nga akademia produktin që duhet për të arritur te një sulmues i mirë. Të ndërtosh një lojtar duhen vite. Mendoj se është thjesht momenti që nuk kemi një sulmues tipik. Kemi një brez të mirë tek akademia dhe mendoj se Shkodra duhet të ketë një ose dy sulmues të fuqishëm.

Çfarë menduat kur ndryshuat trajner dy javë para fundit të kampionati­t?

Ishin disa rezultate të

vazhdueshm­e që shkuam në momente dëshpërues­e. Pas ikjes së Brdariçit, vazhduam me Plorin dhe në fund diskutuam si dy shokë të mirë, pasi gjërat nuk po ecnin. Vendimi për ardhjen e Josës ka qenë i shpejtë dhe gjeta te profesori një person që ishte i gatshëm për sfidat. Ai nuk kishte projekt dhe bëmë një bisedë si dy miq, për një sezon, jo vetëm për dy ndeshje. Fati është me atë që guxon.

Keni nxjerrë mësime nga e shkuara?

Në dy vite eksperienc­ë mendoj se kemi arritur një pjekuri dhe të kuptojmë nga

gabimet tona. E rëndësishm­e është të mësojmë prej tyre. Fitimi i Kupës nuk është vetëm meritë e Josës, por edhe i paraardhës­ve të tij. Tani besoj që këtë sezon të jetë suksesi i tij titulli kampion. Një qytet si Shkodra e meriton. Ardhja e një trajneri si Josa është diçka e rrallë dhe kjo tregon për dashamirës­inë që ka publiku për profesorin.

Shorti në Ligën e Konferencë­s ju vuri përballë Universita­tea Kraiovës, çfarë prisni?

Ekipi po bën përgatitje­t e duhura. Në merkato besoj se e kemi bërë këtë gjë, jo vetëm për këtë ndeshje, por për të gjithë sezonin. Nuk do të kemi frikë nga kundërshta­rët, por do të bëjmë një paraqitje sa më të mirë. Unë pres thjesht që ekipi të bëjë përgatitje­t e duhura, të jenë të qetë dhe të luajnë pa asnjë ndrojtje. Dëshira është për të fituar dhe kaluar turin, por këtë t’ia lëmë fushës.

Dhatë një shpërblim të majmë për Kupën, po tani për Europën?

Aty luheshin fatet e sezonit dhe mendoj se djemtë e kanë merituar premion për atë që kanë bërë. Për Kupat e Europës ne kemi vendosur gjithashtu një shpërblim shumë të mirë për ekipin.

Janë larguar titullarë si Krymi, Da Silva, Adili etj. Sa humbet Vllaznia?

Kontributi i tyre është i pazëvendës­ueshëm, sidomos Krymi që është shkodran, por edhe Adili me Da Silvën gjithashtu. Normalisht kur mbaron një kontratë klubi shikon interesin e vet dhe mendoj se Vllaznia ka bërë goditje mjaft të mirë me Lorik Boshnjakun dhe Kristjan Vulajn. Sigurisht kur ka ndryshime, duhen marrë lojtarë edhe më të mirë sesa ata që ikën. Këto ditë presim një qendërmbro­jtës, një emër shumë të mirë dhe të madh për Shqipërinë. Do të jetë një goditje shumë e fortë në merkato, por është mirë të mos e dekonspiro­jmë.

Latifi dhe Gurishta janë në merkato?

Kontrata me ta është edhe një vit dhe nuk ka asnjë rrezik. Është një vazhdimësi normale.

Është rikthyer Dajan Shehi, mos ndoshta po prisni edhe Herald Markun?

Kthimi i Dajan Shehut është diçka e mirë, sepse ai është një lojtar që ka dhënë kontribut më parë te Vllaznia dhe mendoj se do të bëjë të njëjtën gjë. Edhe me Markun kemi bërë disa diskutime pozitive. Një lojtar si Marku i ka munguar Vllaznisë. Ka kontratë me Partizanin, por te ne është i mirëpritur. Derën e ka të hapur te Vllaznia, të shohim çfarë do të ndodhë në vijim. Keni një apel për tifozët? Është e rëndësishm­e që me 21 korrik në “Loro Boriçi” të ketë një mbështetje maksimale. Një rezultat i mirë në Shkodër do të na ndihmonte në ndeshjen e kthimit. Kam pasur telefonata që do të ketë shumë tifozë shkodranë që do të vijnë në Rumani.

 ?? ?? Vioresin Sinani dhe Alban Xhaferi, kur ish-sulmuesi prezantohe­j si zv.trajner
Vioresin Sinani dhe Alban Xhaferi, kur ish-sulmuesi prezantohe­j si zv.trajner

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania