Panorama Sport (Albania)

Luigj Bytyçi: Skenar për të dënuar Tiranën, ja ç’më tha trajneri i Dinamos

“Skënder Jarecin që drejtonte Dinamon e kisha vjehërr, nuk i la lojtarët të festonin për atë trofe”

- JETMIR HALILAJ

Sa tituj ka Tirana? Tifozët thonë 29... Shpalosën madje edhe një banderolë të madhe ditën e festës zyrtare të këtij sezoni. Kolegu Besnik Dizdari thotë se ka 28, duke iu referuar dy titujve të kampionate­ve të luftës, por edhe ai gjithashtu i mëshon idesë se bashkë me atë të vitit 1967, Tirana sot do të kishte 29 tituj kampionë. E trajtoi në mënyrë shteruese në një cikël me 3 botime në “Panorama Sport”. Por a bien dakord të gjithë? Natyrisht që jo. Dhe është normale që dikush si Iljaz Çeço, i cili më 1967-ën u shpall kampion me Dinamon pas dënimit të 17 Nëntorit dhe Partizanit, ta kundërshto­jë idenë se Tiranës iu vodh titulli. Çeço i përket atij brezi lojtarësh që atë sezon luante në fushë. Po nga kampi tjetër çfarë thonë? Nga ish-lojtarët e 17 Nëntorit pra, që e përjetuan mbi shpinë dënimin pas derbit të famshëm të 24 qershorit. Luigj Bytyçi, një rekordmen titujsh me bardheblut­ë, thotë se Tirana u vodh. Sipas tij, sistemi i asaj kohe donte që titullin t’ia jepnin Dinamos dhe gjetën sebep duke i dënuar të dyja skuadrat e tjera të kryeqyteti­t. Sot, fiks 55 vite nga ajo ngjarje, Luigj Bytyçi rrëfen ekskluzivi­sht për gazetën se çfarë ndodhi në derbin Partizani-17 Nëntori 1-2, të luajtur më 24 qershor të vitit 1967.

Bytyçi, së pari urime për Tiranën “tuaj” sepse fitoi titullin...

Tirona... Kështu themi ne: Tirona. Unë jam i pari që ia kam vënë emrin dyqanit tim emrin “Tirona” me “o”. E kam pasur karshi hotel “Dajtit”.

Tifozët e festuan me numrin 29 trofeun e Tiranës dhe u referohen 2 titujve të luftës, por edhe kampionati­t të vitit 1967...

Me të drejtë mendojnë ashtu. Mund të të flas për kampionati­n 1967 dhe mund t’ju them me bindje se ne e meritonim atë titull. Na dënuan padrejtësi­sht dhe e mori Dinamo në fund. Kjo dihet botërisht.

Çfarë ndodhi në derbin kundër Partizanit 55 vite më parë?

Shikoni, unë jam aktivizuar me Tiranën që kur ajo ka fituar në 1959 Kupën e 15-vjetorit, pastaj jam në të gjitha kampionate­t nga 1964-1965 e me radhë. Në 1967, mbaj mend që ne kemi qenë në korridor ku pati një përplasje me fjalë që nisi nga ata të Partizanit, sepse ne kishim fituar dhe nuk kishim pse bënim fjalë.

Mbani mend kush u përplas? Kush debatoi në korridor?

Po, e mbaj mend. Ka qenë Gim Dizdari i Kavajës, i cili provokoi Osman Memën. Aty në korridor ishim me Ben Bukovikun, Fatmir Frashërin dhe u krijua një antagonizë­m i asaj natyre, pa arsye. Ata të Partizanit bënin pak më shumë zhurmë, por gjithsesi u mbyll pa ndonjë gjë të rëndë kjo histori. Kur më pas shohim të nesërmen, ishte bërë kiameti.

Çfarë ndodhi të nesërmen?

Ishte një gjë shumë e ekzagjerua­r. Unë mund të them se ishte protagoniz­mi ose dëshira e shokëve të udhëheqjes që Tirana të mos e merrte titullin.

Pse donin t’ia bënin këtë Tiranës kur ata dënuan edhe Partizanin?

Shikoni, ajo Tiranë kishte një superskuad­ër. Ne jo vetëm kaq, pra jo vetëm kampionati­n, por e kemi marrë pesë herë me radhë Kupën. Dua të them që kjo ishte e përgatitur. Unë tani që po flas me ju në telefon jam në tavolinë me një shokun tim që vjen gjithashtu nga bota e sportit. Ka qenë edhe shefi i sporteve të Elbasanit, Xhevahir Trushani. Dhe ai po qesh. E dini pse? Sepse e mori vesh gjithë bota që ngjarja ka qenë provokativ­e dhe është trajtu

“Ekzekutimi­n” e bëri federata, sepse ajo ishte protagonis­te për të marrë masa, por çdo gjë ishte orientim nga lart, kjo nuk do mend. Megjithatë, unë kam shumë respekt për ata burrat e Partizanit dhe të Dinamos, që nuk janë më. Por me Partizanin e Beqir Ballukut dhe Petrit Dumes, që me thënë drejtën kanë dhënë shumë për sportin, nuk ishte kollaj. Nuk ishte kollaj as të merreshe me Dinamon e Kadri Hazbiut”.

ar disa herë nëpër gazeta, por konkluzion­i është se Tiranën nuk e deshi udhëheqja kampione atë vit.

Si nisi sherri mes lojtarëve të 17 Nëntorit dhe Partizanit?

Ky ka qenë embrioni: Në korridorin e stadiumit, ku ishin dhomat e zhveshjes, ne e kishim dhomën në fund fare dhe duhet të kalonim të gjitha dhomat. Pra, duhet të parakaloni­m dhomat e Partizanit për të shkuar në fund, në dhomën tonë. Gjatë kohës që po ecnim, pati provokime dhe fjalë. Situata ishte e rënduar edhe pak më parë, sepse gjatë gjithë atij sezoni ne ishim masakruar, pavarësish­t se kjo nuk reflektohe­j në renditje.

Pas debateve me fjalë pati edhe fërkime, por kurrsesi të ekzagjerua­ra sa e pasqyroi propaganda e asaj kohe. Por unë jam i bindur se ai ishte një provokacio­n i asaj natyre, që neve na kushtoi titullin. Natyrisht u përdorën edhe nga pala tjetër për ta bërë atë lloj manovre.

E keni fjalën që dikush nga Partizani u bë pjesë e një skenari për të dënuar Tiranën?

Të bësh provokacio­n duhet edhe të kesh protagonis­të... Unë mbaj mend se nga Gim Dizdari u provokuan Osman Mema dhe Ben Bukoviku, ndërkohë që unë isha pak më përpara, diku 10 metra më larg në atë korridor.

Por vizionin e kam të qartë. Pati një tension verbal më së shumti, por kaq. Pastaj u trajtua ngjarja a thua se kishte ndodhur fundi i botës...

Kush ka qenë në krye të Federatës së Futbollit atëherë?

Kryetar federate atëherë ka qenë Zyber Konçi, më pas ishte Mustafa Çelkupa, Besim Fagu etj.

Ishte vendim i Zyber Konçit apo kalonte përtej tij, kalonte në nivele më të larta?

“Ekzekutimi­n” e bëri federata, sepse ajo ishte protagonis­te për të marrë masa, por çdo gjë ishte orientim nga lart, kjo nuk do mend. Megjithatë, unë kam shumë respekt për ata burrat e Partizanit dhe të Dinamos, që nuk janë më. Por me Partizanin e Beqir Ballukut dhe Petrit Dumes, që me thënë drejtën kanë dhënë shumë për sportin, nuk ishte kollaj. Nuk ishte kollaj as të merreshe me Dinamon e Kadri Hazbiut. Skënder Jareci që drejtonte Dinamon atë vit, pak më vonë u bë vjehrri im. Ne më pas e kemi trajtuar disa herë këtë problem. Në ishim 6 pikë përpara, u duheshin katër ndeshje atyre që të na barazonin e të dilnin një pikë përpara nesh. Mbaj mend madje edhe se çfarë u thoshte Jareci lojtarëve të Dinamos kur ngritën titullin.

Çfarë u thoshte Jareci?

“Merreni atë kupë dhe ulni kokën, - tha Skënderi, - dhe ecni”, sepse filluan demonstrim­e gjoja aty. Kështu që, ka qenë diçka e përgatitur. Ne shkonim mirë me Dinamon dhe ata të shkretët qeshnin.

Qeshnin pasi morën titullin ashtu?

Shikoni, u zhvilluan ndeshjet për ekipet e tjera, përfshi edhe Dinamon, por ne na lanë pa të drejtën për të marrë pikët dhe i mori Dinamo ato ndeshje. I fitoi të gjitha që të dilte kampione, sepse duhej patjetër të fitoheshin të gjitha këto ndeshje që i kishin mbetur dhe të merrte titullin.

Po me Skënder Jarecin, keni folur pas ngjarjes dhe çfarë ju tha?

A... është qark i mbyllur, konfidenci­ale. “Nuk na takonte neve, - tha. - Ishte katapultim”. Kështu ka qenë, sepse e kemi biseduar edhe pas shumë vitesh.

A ka pasur ndonjë iniciativë që ai titull t’i kthehet Tiranës?

Po, po. Dy apo tri herë ka pasur iniciativa t’ia jepnin Tiranës, pra që ta merrnim ne, por duhej të shkonim në gjyq... Në fakt, askush nuk shkoi në gjyq dhe nuk u hap kurrë një çështje për këtë. Mbaj mend që janë shkruar disa artikuj nga “Sporti popullor”, por sigurisht pas vitit 1991.

Po për titujt e luftës, çfarë mendimi keni z. Bytyçi?

Atyre të luftës duhet t’u heqësh kapelën, që në atë gjendje emocionale që kalonin ata në atë kohë, luanin në atë fushën e Shallvarev­e pa asnjë rrethim, pa asgjë, dhe Tirana dilte kampion. Respekt për ata që kanë luajtur në atë kohë. Edhe në periudhën pas Spartakiad­ës së ’46 kur dolëm edhe kampion ballkanikë, spektatorë­t rrinin ngjitur me portierin.

E kam fjalën për dy titujt që nuk janë njohur në luftë, sepse në kampin e Tiranës thonë: “Ne kemi 29 tituj”, dy të luftës dhe atë të ’67-ës, që sipas tyre, u është vjedhur. Ju si mendoni?

Çfarëdo që të bëjmë, s’kanë për të na i dhënë, por ama na takon t’i marrim. Kam folur me një drejtues të shoqatës “Tirana” dhe ai ma përmendi këtë. Unë ia ushqeva idenë: Duhet të na i japin sepse ne i kemi fituar, por këto gjëra bëhen me gjyqe. Isha madje edhe atë ditë në ndeshje dhe isha i shoqëruar nga vajza dhe nipi. Mora një fanellë për nipin ku ishte shkruar 29-ta, por nuk munda t’ia shpjegoja dot tamam nipit këtë punë, sepse vështirë të kuptohet nga ata që nuk e kanë jetuar atë periudhë.

 ?? ??
 ?? ?? Një ndeshje e madhe për kohën: 17 Nëntori - Dinamo 2-2.
Një ndeshje e madhe për kohën: 17 Nëntori - Dinamo 2-2.
 ?? ?? Kampionati 1966-'67. 17 Nëntori Dinamo 3-1.
Kampionati 1966-'67. 17 Nëntori Dinamo 3-1.
 ?? ?? Luigj Bytyçi ish-futbollist i Tiranës
Luigj Bytyçi ish-futbollist i Tiranës
 ?? ??
 ?? ?? Një 11-sh emblematik i 17 Nëntorit të kampionati­t 1966 - 1967. Lart nga e majta: Bujar TAFAJ, Fatmir FRASHËRI, Alfred GJONI, Perikli DHALES, trajneri Myslym ALLA, Osman MEMA, Luigj BYTYÇI, Nuri BYLYKU, trajneri Enver SHEHU. Ulur nga e majta: Pavllo BUKOVIKU, Skënder HYKA, Josif KAZANXHI, Bahri ISHKA, Niko XHAÇKA.
Një 11-sh emblematik i 17 Nëntorit të kampionati­t 1966 - 1967. Lart nga e majta: Bujar TAFAJ, Fatmir FRASHËRI, Alfred GJONI, Perikli DHALES, trajneri Myslym ALLA, Osman MEMA, Luigj BYTYÇI, Nuri BYLYKU, trajneri Enver SHEHU. Ulur nga e majta: Pavllo BUKOVIKU, Skënder HYKA, Josif KAZANXHI, Bahri ISHKA, Niko XHAÇKA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania