Panorama Sport (Albania)

Musta: Egnatia është projektuar për lart, klubi ka plan afatgjatë

Mbrojtësi tregon si u bind nga ambicia e presidenti­t Demrozi

-

Një ndër shtyllat e Egnatias në prapavijë për sezonin e ri do të jetë elbasanasi Emiljano Musta. Falë përvojës së tij të madhe në Superiore me disa klube, 30-vjeçari pritet të jetë pa dyshim ndër futbollist­ët që këtë sezon do të na paraqesin një Egnatia shumë më të fortë se sezonin e kaluar. Në prononcimi­n e tij të parë, pasi është bërë pjesë e rrogozhina­sve, për “Panorama Sport” Musta tregoi motivin që e shtyu të pranonte ofertën e Egnatias, ndonëse emri i tij u lakua edhe në klube të tjera të Superiores. Emiljano, keni luajtur me klube me histori më të madhe se Egnatia. Çfarë ju bindi të bëheshit pjesë e rrogozhina­sve në sezonin e ri?

Të them të drejtën ishte këmbëngulj­a e madhe e presidenti­t Demrozi, si dhe duke dëgjuar për korrektësi­në e tij pranova. Por më të lehtë ma bëri këtë vendim kur presidenti

shpalosi idetë dhe planet e tij për Egnatian në vazhdim. Sa i njihni futbollist­ët që kanë mbetur tek Egnatia nga sezoni i kaluar, por edhe të ardhurit në këtë periudhë merkatoje?

Jam ndeshur shpesh me shumicën e lojtarëve të Egnatias, jo vetëm në sezonin e fundit, por edhe kur kemi luajtur për

klube të ndryshme. Nuk kam shoqëri me ndonjërin, por gjatë garës kam kuptuar se janë djem korrektë dhe të përkushtua­r në fushë. Sigurisht, në një ekip ku secili bën detyrën e tij, atëherë çdo gjë bëhet më e lehtë.

Atëherë, gjykuar nga grupi aktual, si e vlerësoni merkaton e Egnatias?

E thashë edhe më lart se projekti që president Demrozi me detajoi më ka bindur se do të formohet një grup cilësor. Referuar emrave të deritanish­ëm ekipi më bind, por organika e klubit do të forcohet edhe me emra të tjerë në vijim. Pjesa dërrmuese e skuadrës është formatuar, pritet vetëm kolaudimi i grupit e më tej nisja e fazës përgatitor­e. Kontratat janë afatgjata, gjë e cila dëshmon qartë se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë nga presidenti Demrozi.

Së fundmi, çfarë presim nga Musta këtë sezon në Rrogozhinë?

Kudo ku kam luajtur jam munduar të jap maksimumin tim gjatë gjithë kohës që kam qenë në fushë. Këtë do të vijoj të bëj edhe me Egnatian. Tifozëve u premtoj se në sezonin e ri do të “shijojnë” një Egnatia, që do të jetë “kockë e fortë” për çdo kundërshta­r dhe se do të jemi të barabartë me këdo.

 ?? ?? Emiljano Musta dhe presidenti i Egnatias, Agim Demrozi
Emiljano Musta dhe presidenti i Egnatias, Agim Demrozi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania