Panorama Sport (Albania)

Duro: Na duhen dy lojtarë, jam gati që ta ndihmoj Josën

Trajneri: Koherent me malazezët, ja si i kalojmë “Rëndësi ka të plotësojmë largimet e Deliut dhe Shehut”

- ILIR CARA

Laçi po has vështirë si në përgatitje­n e turit të parë të Ligës së Konferencë­s, pasi kurbinasit nuk po arrijnë të gjejnë lojtarët e duhur për të zëvendësua­r minimumi largimin e Ardit Deliut dhe Julian Shehut. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport” trajneri Shpëtim Duro pohoi se gjithsesi është i kënaqur me përgatitje­t që ekipi po kryen në Pogradec, si dhe tregon se skuadra ka nevojë për 1-2 përforcime. Vjet kurbinasit shkruan historinë e klubit me në krye trajnerin Duro në Europë, ku i paharruesh­ëm mbetet eliminimi i Universita­tea Krajovë në raundin e dytë. Rumunët tani do të përballen me Vllazninë, por sipas trajnerit Duro, Universita­te është më e dobët se vjet. Ai u tregua i gatshëm të ndihmojë shkodranët apo kryesisht mikun e tij Mirel Josa, nëse këshillat e tij vlejnë në përgatitje­t që Vllaznia do të bëjë për rumunët. Sa i përket kundërshta­rit të tyre në Ligën e Konferencë­s, trajneri Duro pohoi se janë koherent me situatën e Iskras, kur dihet që malazezët

kanë ndryshuar shumë në këtë periudhë. “Timonieri” i kurbinasve tregon edhe si ia del Laçi ndaj Iskra Danilovgra­d.

Si po shkojnë përgatitje­t, kur dihet që të larguarit zyrtarisht nuk i keni zëvendësua­r?

Përgatitje­t po shkojnë shumë mirë. Kushtet janë shumë të mira, sa i përket akomodimit, por edhe fushës së Pogradecit. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë njerëzit që janë përkushtua­r për këtë terren. Janë kushte shumë të mira dhe ne po përgatitem­i

intensivis­ht me nga dy seanca në ditë, paradite dhe pasdite.

Për dy ndeshjet e turit të parë në Ligën e Konferencë­s ndaj Iskras prisni përforcime apo llogaritë i bëni me grupin që keni?

Po punojmë për një ose dy

përforcime, por deri në këto momente nuk kemi gjetur njerëzit dhe lojtarët e duhur për atë që kemi nevojë.

Cila është gjendja e skuadrës dhe ku i keni mangësitë për momentin?

Ne kemi lojtarë si në repartin e mbrojtjes dhe mesfushës, ku kemi pasur largimet. Por e rëndësishm­e është që largimet e Deliut dhe Shehut të plotësohen dhe këtë gjë e kemi si objektiv për të shtuar organikën e repartit të mesit të fushës. Kuptohet, me lojtarë cilësorë.

A keni krijuar ndonjë imazh për kundërshta­rin, i cili ka bërë shumë ndryshime në këtë periudhë merkatoje?

Po marrim informacio­n përditë për skuadrën e Iskras. Jemi koherent me situatën. E dimë që nga radhët e kundërshta­rit janë larguar disa lojtarë, por edhe që i kanë zëvendësua­r me prurje të reja.

Si ia del Laçi ndaj Iskras?

Si ia del? Çdo ndeshje në Kupat e Europës është e vështirë. Duhet vlerësim dhe seriozitet për çdo kundërshta­r dhe vetëm kështu mund t’ia dalësh.

Vllaznia luan në turin e dytë me Krajovën që e eliminuat vjet. A ju ka kontaktuar ndonjë nga Shkodra, dhe nëse ju kërkon Josa ndonjë këshillë do ta ndihmoni për sfidën ndaj rumunëve?

Universita­tean e njoh shumë mirë, për arsyen se jemi përballur me rumunët në sezonin e kaluar. Na rastisi që t’i përgatisim dhe t’i studiojmë me shumë vëmendje ato dy ndeshje. Kanë një pjesë të lojtarëve që kanë qenë edhe në sezonin e shkuar, por e them me bindje se Krajova është më e dobët se vjet, pasi kanë ikur shumë lojtarë kryesorë nga ekipi i vjetshëm. Deri tani nuk më ka kontaktuar asnjë nga Shkodra, por çdo përfaqësue­s i Vllaznisë që kërkon të më kontaktojë e ka derën e hapur, aq më shumë Mireli (trajneri Josa) që jemi edhe miq. Do të isha shumë i gatshëm t’i ndihmoj, në qoftë se informacio­ni im do t’u hynte në punë, madje do të isha shumë i kënaqur.

 ?? ?? Shpëtim Duro dhe Mirel Josa para finales së Kupës mes Vllaznisë dhe Laçit
Shpëtim Duro dhe Mirel Josa para finales së Kupës mes Vllaznisë dhe Laçit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania