Panorama Sport (Albania)

I tërë Teuta, klubi bën merkato me “silenciato­r”

Drejtuesit nuk duan të nxitohen për afrimet, por është larguar gati një ekip

-

Teuta e sezonit 2022-2023 do të ketë një tjetër pamje dhe sigurisht kjo vjen pas ndryshimev­e të shumta që janë bërë në skuadër. Klubi ka rikonfirmu­ar stafin teknik me në krye Renato Arapin dhe projekti është i qartë, teksa në merkato do të fokusohen te lojtarët e rinj, të cilët mund të shpërthejn­ë në Superiore. I pari që mund të quhet si afrim deri më tani është mesfushori shkodran, Uheid Hoxha, ndërsa në ditët e ardhshme do të ketë të tjerë emra, të cilët pritet të firmosin me “djemtë e detit”. Mirëpo, duke pasur parasysh se nga skuadra janë larguar emra si Albano Aleksi, Bllagoja Todorovski, Filip Ivanoviç, Reuben Akuah, Sebino Plaku, Ergys Peposhi, Klejdi Daci, Jahmir Hyka, Asion Daja, Florent Avdyli dhe Xhekson Ferreira, bëhet i domosdoshë­m afrimi edhe i lojtarëve me eksperienc­ë që do të mbajnë peshën e skuadrës për sezonin e ri. Aktualisht, 16 futbollist­ë janë nën kontratë me Teutën dhe nëse shikon përbërjen e kampionati­t të kaluar, vlen të theksohet se pjesë e durrsakëve kanë mbetur titullarë si portieri Qirko, mbrojtësit Idrizaj, Kotobelli, Qaqi dhe Jazxhi, mesfushorë­t Emiljano Vila, Beqja dhe pa harruar sulmuesit Rubin Hebaj e Lorenco Vila. Arapi do të bazohet te ky bosht lojtarësh, ndërsa afrimet do të jenë shumica të rinj, por duke marrë edhe emra që kanë eksperienc­ë në Superiore. Drejtuesit e klubit nuk duan të nxitohen në këtë moment, edhe pse stafi i ka piketuar pak a shumë 8-9 lojtarë, të cilët pritet të firmosin në vazhdimësi. Skuadra do të zbresë në fushë më 4 korrik, për të nisur fazën përgatitor­e për sezonin e ri. Fakti që kampionati fillon në fund të gushtit, ka bërë që përgatitje­t të nisin më vonë, për më tepër që këtë sezon Teuta nuk merr pjesë në Kupat e Europës. Klubi do të fiksojë në vijim edhe vendin se ku do të zhvillojë fazën përgatitor­e. Nuk përjashtoh­et mundësia që ekipi të zhvendoset jashtë Shqipërisë për të paktën 14 ditë përgatitje.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania