Panorama Sport (Albania)

Kote rigjen Gegën: Kukësi super

Mesfushori korçar tregon pse vendosi të vazhdojë karrierën me skuadrën verilindor­e “Partizanit do t’i jem falënderue­s, kënaqësi të punoj me trajnerin që u shpalla kampion”

- VLADIMIR MEMA

Pas katër sezoneve te Partizani, ku fitoi edhe titullin kampion, mesfushori korçar, Kristi Kote, u largua për të vijuar karrierën te Kukësi. Transferim­i te verilindor­ët bën që Kote të gjejë një njohje të vjetër, pikërisht trajnerin Skënder Gega, i cili ia njeh mirë cilësitë mesfushori­t, të cilin e ka stërvitur në moshë shumë të re. Në një intervistë për “Panorama Sport”, 23-vjeçari ka falënderim­e për klubin e Partizanit, por sezonin që sapo lamë pas, mungesa e hapësirave bëri që të mendojë ndryshimin e ambientit dhe të vijojë aventurën në Kukës. Ai shpreson që të fitojë edhe një titull me verilindor­ët, ndërkohë që nuk i bën përshtypje presioni që mund të jetë në skuadër. Këtë ai e sheh më shumë si një stimul, duke shtuar edhe konkurrenc­ën që mund të ketë, ku në mesfushë luajnë gjithashtu edhe vëllezërit Taipi.

Kristi, pas disa vitesh te Partizani, shkoni te Kukësi. Si ndiheni?

Kënaqësia që jam bërë pjesë e Kukësit është shumë e madhe, pasi është një ekip që ka bërë shumë mirë në kampionati­n shqiptar, sidomos në 10 sezonet e fundit.

Çfarë nuk shkoi te të kuqtë në sezonin e fundit, që ju detyroi më pas të mos qëndronit?

Partizani është një klub i madh dhe do t’i jem falënderue­s gjithmonë për mundësinë e afirmimit tim në Kategorinë Superiore. Viti i fundit nuk shkoi siç duhej në aspektin personal, sepse minutat ishin të pakta për

faktorë të ndryshëm. Kjo më bëri të mendoja largimin, për të provuar një aventurë të re.

Te Kukësi do të gjeni edhe trajnerin Skënder Gega, me të cilin keni fituar edhe titullin kampion me Partizanin. Ishte ai shtysa kryesore që iu bashkuat verilindor­ëve?

Për mua është një kënaqësi të punoj përsëri me profesor Gegën, pasi ai i njeh shumë mirë cilësitë e mia. Detyra ime tani është të jap më të mirën për besimin që më ka dhënë klubi dhe natyrisht trajneri.

Besoni se do të përsërisni sërish të njëjtën histori së bashku me Gegën edhe te Kukësi?

Dëshira e çdo futbollist­i është të arrijë sa më shumë suksese, kudo që ai kontribuon. Patjetër që do të ishte kënaqësi shumë e madhe të përsëritej historia edhe

tani që jemi të dy tek ekipi i Kukësit.

Kukësi nuk ka marrë pjesë në Europë në dy sezonet e fundit, i druheni presionit të madh që do të ketë këtë kampionat?

Kukësi bën pjesë tek ekipet elitare të kampionati­t shqiptar dhe në këto skuadra presioni është i pranishëm në çdo moment, pasi kërkohen gjithmonë arritjet maksimale. Këtë nuk e quaj aspak presion, por motivim plus për të dhënë më të mirën, si unë dhe shokët e skuadrës. Do të bëjmë gjithçka si grup për të arritur synimet e klubit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania