Panorama Sport (Albania)

Bëri një “mal” me gola, Danaj: Iki nga Besëlidhja vetëm për elitën

“Kunji” i mesfushori­t: Jam i kënaqur me 17 golat e mi... realë

-

Redon Danaj nuk tundohet lehtë. As që e ka në plan ta braktisë Besëlidhje­n, nëse bëhet fjalë për Kategorinë e Parë. Megjithatë, situata mund të ndryshonte nëse do t’i vinte ndonjë ofertë e parefuzues­hme nga elita. Lezhjanët vërtet vuajtën sezonin e fundit, por mesfushori bëri superkampi­onat. Realizoi plot 17 gola dhe dha një “mal” me asiste, aq sa për pak sa mori “Këpucën e Artë”. E donte aq shumë një trofe personal, por sërish ndihet fitimtar. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, 21-vjeçari tregon se si po i kalon pushimet, por edhe planet për të ardhmen. “Jemi në kulmin e pushimeve verore, por unë çdo ditë po stërvitem. Edhe pse individual­isht, vazhdoj të kryej ushtrime fizike. Dua të mbaj trupin në formë dhe jem gati. Në kohë merkatoje është e pashmangsh­me që të mos kesh oferta. As mua nuk më kanë munguar.

Më kanë ardhur disa, por nuk kam vendosur asgjë. Jam pjesë e Besëlidhje­s dhe dua që ta vijoj kontratën. Mua vetëm ofertat e klubeve të Superiores mund të më tundojnë. Nëse bëhet fjalë për ato të Kategorisë së Parë, preferoj Besëlidhje­n. Jam mirë këtu, jam

në shtëpinë time. Besëlidhja është një ekip që meriton ngjitjen në nivele të larta, por rrethanat e kanë ngujuar kaq gjatë në inferiore. Sezoni që lamë pas për ne ishte sa dramatik, por edhe plot emocional. Fazën e dytë zhvilluam një gjysmësezo­n deri diku të suksesshëm dhe në fund mbijetuam pa probleme, në një kohë që 4 ekipe zbritën direkt dhe dy iu nënshtruan ndeshjeve shtesë të ‘play out’-it. Sezoni i ardhshëm pritet të jetë shumë më konkurrues dhe mjaft i fortë, pasi janë gati të gjitha ekipet që do të luftojnë për elitën. Golat? Shënova 17 herë, duke qenë deri në ndeshjet e fundit në vend të parë të listës së golashënue­sve. Në mënyrë jo fort të qartë u shënuan lumë golash, aq sa mua më spostuan më poshtë. Gjithsesi, unë jam i kënaqur me sasinë e golave realë që kam shënuar pasi shumica e tyre kanë qenë përcaktues në rezultat duke u përkthyer në pikë shpëtimi për ekipin tim. Objektivat për vitin tjetër do t’i mësojmë kur të nisim fazën përgatitor­e. E megjithatë, e kam të qartë se përpos ngjitjes... nuk mund të ketë tjetër mision”, përfundoi Danaj.

 ?? ?? Redon Danaj, mesfushori 21-vjeçar i Besëlidhje­s
Redon Danaj, mesfushori 21-vjeçar i Besëlidhje­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania