Panorama Sport (Albania)

Apolonia, në “sulm” për Dalipin

Nuk e duan vetëm në Lushnjë, presidenti i ofron zyrtarisht pankinën 46-vjeçarit Kokëdhima takon elbasanasi­n, në klub e kanë ndarë mendjen për trajner shqiptar

- ADELA MERKO

Apolonia hidhet në “sulm” për stolin. Nuk ka kthim pas për Juri Kanarsën. Italianit i ka skaduar kontrata në fund të muajit maj dhe shanset për të rinovuar janë thuaje “zero”. Edhe pse vetë trajneri paralajmër­onte për “Panorama Sport” se situata mund të përmbysej, duket e vështirë. Në klub janë të vendosur për t’ia besuar “timonin” një shqiptari. Shkaku është i qartë, nuk duan që të humbasin kohë me ambientimi­n. Trajnerit të fundit iu desh gati gjysmë sezoni që të njihte lojtarët dhe përcillte idetë e tij në ekip, ndonëse cilësitë i kishte të jashtëzako­nshme dhe punonte me zell. Dhe kjo dha pasojat e veta në rezultatet

e fazës së parë. DALIPI NË “SKENË”

Gati tri javë pasi u takua me Artan Mërgjyshin, presidenti tenton një tjetër trajner. Gazeta “Panorama Sport” mëson nga burime të sigurta se Koço Kokëdhima është ulur pak ditë më parë me Klevis

Dalipin. Tekniku që prej ditësh lakohet në Lushnjë dhe shihet si pasuesi i Agim Canajt, pëlqehet edhe nga fierakët. Nuk bëhet fjalë vetëm për një dëshirë, por shumë më shumë se kaq. Presidenti i ka ofruar zyrtarisht ekipin elbasanasi­t, që më herët ka drejtuar klube si Partizani, Kamza, Luftëtari apo Tomori. Nuk dihet vendimi që do të marrë tekniku, e megjithatë në vazhdim do të zbulohet më shumë. Një gjë është e sigurt në këtë mes, fakti që 46-vjeçari ka kontratë me Partizanin. Sezonin ai e mbylli me ekipin U-21 të “demave” dhe marrëveshj­a mbetet aktive.

SITAUTA ME EKIPIN

Klevis Dalipi bëhet zyrtarisht kandidat për këtë post, por gjasat janë që të mos jetë i vetmi. U bë kohë që në klub janë angazhuar për të gjetur të duhurin për pankinën. Drejtuesit e Apolonisë duan që ta zgjidhin një orë e më parë këtë histori e më pas të përqendroh­en te ndërtimi i një ekipi pretendent. Ngjitja mbetet objektiv i panegociue­shëm, ndonëse bardhejesh­ilët e dinë që i pret një garë e ashpër. Ndërhyrje të mëdha nuk do t’u duhen në fakt, pasi bazën e kanë gati. Përtej dy largimeve të fundit, organikës nuk i mungojnë elementët cilësorë. Ndërhyrjet janë të pashmangsh­me ama, por këtë herë do të tentohen vetëm lojtarë me eksperienc­ë.

 ?? ?? Klevis Dalipi, trajneri 46-vjeçar
Klevis Dalipi, trajneri 46-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania