Panorama Sport (Albania)

Taho: Nuk besoj fare te ky grup, Flamurtari­t i duhen patjetër afrime

Ish-mbrojtësi “skanon” vlonjatët, mirëpret edhe një ofertë

-

Rapo Taho është në një mendje me Eqerem Memushin. Ish-futbollist­i i shquar i vlonjatëve nuk është fort optimist për grupin e vjetshëm. Ai thekson se pa përforcime nuk ngjiten dot në elitë, ndaj klubi duhet të angazhohet sa më shpejt në merkato. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi vlerëson punën që po bën administra­tori Sinan Idrizi. E megjithatë, nuk ngurron që t’i japë disa këshilla. Pret që të merren masat, pasi parashikon një garën të vështirë me Skënderbeu­n e Dinamon. Nuk i ka ardhur ndonjë ofertë, por me sinqeritet e thotë që do ta pranonte rolin e trajnerit nëse do t’i ofrohej.

Flamurtari i ka idetë të qarta për të ardhmen, do të tentojë ngjitjen. Si e shikoni skuadrën?

Nuk e dimë si do jetë grupi të flasim për të ardhmen, por gjërat duken mirë. Kemi dëgjuar fjalë të mira për vazhdimësi­në nga administra­tori Idrizi. Besojmë shumë tek ai për ta çuar Flamurtari­n ku e ka vendin.

Mendon Taho se 2023-shi do t’i kapë në Superiore?

Dëgjoni, ne ende nuk e dimë se cila do të jetë skuadra e re. Nuk dimë cilët do të jenë lojtarët, ndaj nuk mund të flasim ende për këtë gjë. Por, me sa shoh, gjërat duken në rrugën e duhur dhe skuadra do shkojë ku e ka vendin.

Duket se do të rikonfirmo­het grupi aktual. Është mjaftueshë­m për të realizuar objektivin?

Jo, nuk besoj se ky grup e ngjit dot. Duhen përforcime me patjetër. Pavarësish­t se në skuadër ka lojtarë me eksperienc­ë, si Bicaj, Ramadani dhe të tjerë, duhen edhe lojtarë të rinj që t’i bashkohen skuadrës. Është gjë shumë e mirë të ruhet grupi, por patjetër që duhet të ketë blerje të tjera. Me këtë grup dhe pa blerje bëhet e vështirë, por unë di që administra­tori do të afrojë lojtarë. Drejt zyrtarizmi­t duket edhe trajneri Dritan Resuli. Mendoni se duhen ndryshime në stol? Nuk dua të flas për këtë gjë. Nuk më takon mua.

 ?? ?? Rrapo Taho, ish-trajner i Flamurtari­t
Rrapo Taho, ish-trajner i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania