Panorama Sport (Albania)

Italia, 55 talentë shqiptarë luajnë në klube prestigjio­ze

Vëzhgimi i lojtarëve të moshës U-19 dhe U-17 në shtetin fqinj Niveli kombëtar, futbolli në vend prodhon gjithmonë e më pak

- KRISTI SEJATLLARI

Sezoni që lamë pas, ndryshe nga më për para kur në Serinë A kishim me pikatore futbollist­ë shqiptarë, ka nxjerrë në fushë shumë lojtarë, disa prej tyre të fiksuar prej vitesh në këtë kampionat. Mund të përmendim këtu Hysajn, Gjimshitin, Ismajlin, Kumbullën apo edhe të tjerë. Por jo vetëm në Serinë A, pasi edhe në nivelet më poshtë, B, C apo D, ka shumë futbollist­ë shqiptarë që aktivizohe­n dhe madje disa janë edhe protagonis­të e lojtarë kryesorë në ekipet e tyre. Po të vazhdojmë më poshtë, te fidanishtj­a e moshave, sot Shqipëria ka luksin që të importojë pa fund talente të gjakut dhe të tokës së vet, që janë lindur në Itali. Emigrimi i shqiptarëv­e pas viteve ‘90 ka krijuar diçka të frytshme, pasi mijëra njerëz kanë krijuar jetën e tyre dhe familjet e tyre në vendin fqinj. Në ndryshim nga shumë vite më para, kur kalimi i barrierave të një ekipi, qoftë edhe moshash, ishte tepër i vështirë, koha ka bërë që shumë fëmijë shqiptarës­h të lindur në Itali që luajnë futboll nuk shihen më si emi

grantë. Megjithatë, përshtatja dhe integrimi në Itali ka bërë që pothuajse në çdo ekip moshash, qoftë U-19 apo Primavera siç quhen aty apo edhe në U-17 të ketë nga një shqiptar.

VËZHGIMI - Në një vëzhgim që ka bërë “Panorama Sport”, duke u bazuar edhe në faqen e njohur “Transferma­rkt”, janë 55 futbollist­ë shqiptarë që luajnë vetëm në Itali, duke marrë

vetëm skuadrat U-19 dhe ato U-17. Ajo që bie në sy, është fakti që skuadra e Sasuolos ka besuar në një numër të lartë shqiptarës­h, plot 5 futbollist­ë, 4 tek U-19 dhe 1 tek U-17. Gjithashtu, interesant­e është shifra që ka paguar Interi për Kristjan Dervishin, të riun 19-vjeçar i cili luan si mbrojtës krahu. Zikaltrit kanë marrë shërbimet e tij nga Atalanta për 970 mijë euro, një shifër e konsiderue­shme. Përveç Romës dhe Milanit që nuk kanë në gjirin e tyre shqiptarë, në ekipet e tjera të mëdha nuk mungojnë: Luis Hasa te Juventusi, Daniel Hysaj te Napoli, Toçi te Fiorentina apo edhe Muhametaj tek Atalanta, që ka një nga akademitë më me emër në Itali. Në tabelat anësore janë të gjithë lojtarët të ndarë sipas kategorisë ku marrin pjesë me ekipin e tyre. Gjithashtu, edhe tek U-17 janë 20 shqiptarë që aktivizohe­n. Sa u përket pozicionev­e, kemi një ndarje të barabartë të reparteve, duke lënë në fund atë të portierëve me 5 të tillë.

Ky vëzhgim është vetëm në Itali, por talentet shqiptare gjenden edhe në shumë shtete të tjera, si në Suedi, Greqi, Zvicër, Kroaci apo Francë. Ndërkohë që tani lind një detyrë tjetër, ajo se çfarë do të bëhet me lojtarët e futbollit vendas, që gjithnjë e më pak po prodhon lojtarë për nivelin kombëtar. Besimi që atyre u jepet është pothuajse në tokë dhe prioriteti është gjithmonë te importimi i një lojtari të huaj nga rajoni, që siç edhe e kemi parë një pjesë e mirë e tyre kanë dështuar.

PRODHIMI VENDAS

 ?? ?? Kristjan Dervishi, Inter
Kristjan Dervishi, Inter
 ?? ?? Luis Hasaj, Juventus
Luis Hasaj, Juventus

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania