Panorama Sport (Albania)

Shorti i Urban Cup, Prestige në grup me kundërshta­rë nga Bullgaria

-

Prestige MFC ka njohur kundërshta­rët me të cilët do të përballet në Urban Cup, kompeticio­n i futbollit me 8 lojtarë, që do të mbahet në Sofje të Bullgarisë nga data 30 qershor deri më 3 korrik. Shorti i hedhur ditën e djeshme e ka vendosur Prestige në Grupin A, ku përballë do të ketë ekipet bullgare Tera Trak, DXC dhe Trakiec. Jo të gjitha janë skuadra të panjohura për Prestige, pasi kundër Tera Trak regjistron një precedent një vit më parë në Champions. Asokohe Prestige fitonte me rezultatin e pastër 2-0, takim që u zhvillua në Rimini. Ndërsa për kundërshta­rët e tjerë informacio­ni është i pakët, megjithatë Prestige vjen edhe në këtë kompeticio­n si gjithmonë me shumë ambicie dhe me qëllimin e vetëm për të fituar. Për sa i përket Urban Cup, bëhet

fjalë për një turne futbolli me pjesëmarrj­e të ekipeve nga shtete të ndryshme të Europës. Loja luhet në fusha me përmasa 60x40 metra dhe me nga dy pjesë nga 25 minuta. Fillimisht do të jetë radha e fazës së grupeve, për të kaluar më pas në “play

off”. Kujtojmë se Prestige është skuadra më e suksesshme e Shqipërisë në komptetici­onet ndërkombët­are të futbollit amator, ku për t’u veçuar është arritja deri në gjysmëfina­let e Championsi­t. Ndërsa disa nga arritjet e Prestige në nivel kombëtar janë tre titujt kampion në futbollin me 6 lojtarë në edicionet 2017-2018, 20182019 dhe 2020-2021. Fitues i Sunday League në futbollin me 9 lojtarë për sezonin 2019-2020 apo fitues i FSHF Cup në edicionin e fundit 2021-2022. Një ekip lider që ka pasur një rol shumë të rëndësishë­m në zhvillimin e futbollit amator në vendin tonë, duke qenë model dhe pikë referimi për shumë skuadra.

 ?? ?? Prestige, gjatë fazës përgatitor­e për turneun Urban Cup
Prestige, gjatë fazës përgatitor­e për turneun Urban Cup

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania