Panorama Sport (Albania)

Shqipëria në Lojërat Mesdhetare, Qerimaj: Në Oran, për medalje

“Me kalimin në peshën e re kam vetëm... muskuj”

- ARTIN LLESHAJ

Peshëngrit­ja mbetet absolutish­t një nga sportet me pritshmëri­të më të larta të Shqipërisë në arenën ndërkombët­are dhe e tillë do të jetë edhe në Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në Oran të Algjerisë nga data 25 qershor deri më 6 korrik. Në prag të këtij evenimenti “Panorama Sport” ka kontaktuar me Erkand Qerimajn, kampionin e freskët të Europës. Peshëngrit­ësi shkodran, i cili prej dy dekadash është një garanci rezultates­h dhe medaljesh për Shqipërinë, tregon synimet e tij në “Oran 2022”, ku do të kërkojë të përsërisë suksesin e Peskarës. Qerimaj rikthehet të flasë edhe një herë për ndryshimin e peshës, duke e konsiderua­r një zgjedhje të zgjuar, teksa sqaron se garimi në peshën 81 kg ka qenë i gabuar për të, pasi tashmë në peshën 73 kg trupi i tij përbëhet vetëm me masë muskulore.

Edhe pak ditë na ndajnë nga Lojërat Mesdhetare, si vjen Erkand Qerimaj në këtë aktivitet?

Pas Kampionati­t Europian bëra disa ditë pushim dhe tani po përgatitem çdo ditë për Lojërat Mesdhetare. Shpresoj që të kem një formë shumë të mirë edhe atje dhe të arrij maksimumin në garë, pra të bëj më të mirën. Çdo ditë stërvitja është në rritje dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë.

Si paraqitet forma juaj?

Siç ju thashë, forma ime po vjen në rritje, pasi stërvitjet po vijojnë çdo ditë. Në testet që kam bërë në stërvitje, rezultatet e mia kanë qenë gjithnjë në përmirësim.

Sa ndikon në aspektin psikologji­k medalja e artë e Europianit?

Medalja e artë në Kampionati­n Europian normalisht që ndikon për mirë, pasi të jep kënaqësi të madhe. Gjithë ato urime që kam marrë nga njerëzit në rrugë, nga personalit­ete, nga familjarët, nga kushërinjt­ë dhe nga të gjithë njerëzit në përgjithës­i ndikojnë pozitivish­t dhe të motivojnë që të bësh më të mirë e të japësh

akoma më shumë nga vetja përsëri.

Cili është objektivi që i keni vënë vetes në “Oran 2022”?

Objektivi im për Lojërat Mesdhetare është që të realizoj prova për medalje, në mënyrë që të ngre flamurin shqiptar në këtë kompeticio­n të rëndësishë­m.

Jeni një prej sportistëv­e me më shumë eksperienc­ë në arenën ndërkombët­are. Si është të marrësh pjesë në këto evente?

Për herë të fundit në Lojërat Mesdhetare kam marrë pjesë në Peskara, ku arrita që të fitoja medalje ari. Janë evente emocionues­e dhe shumë interesant­e, kompeticio­ne të ngjashme me Lojërat Olimpike, pasi janë të gjitha sporte. Është një eksperienc­ë shumë e bukur për të gjithë sportistët që marrin pjesë. Edhe për mua është një kënaqësi që të jem pjesë e Lojërave Mesdhetare, aq më tepër të shkoj në këtë aktivitet

si kampion i Europës.

Le të ndalemi pak te ndryshimi i peshës, një lëvizje që ju ka dhënë sukses të menjëhersh­ëm?

Po, është e vërtetë! Ndryshimi i peshës ka qenë një sukses për mua, pasi garoj në kategorinë 81 kg, por arrita që të ul masën dhjamore dhe tani kam vetëm masë muskulore. Që në garën e fundit që bëra në Lojërat Olimpike isha në kategorinë 81 kg, më pas në Botëror kalova në peshën 73 kg, ku arrita një rezultat shumë të mirë, një rezultat fantastik, më pas në kampionati­n kombëtar këtu, ndërsa kulmi ishte shpallja kampion i Europës. Pra, ishte një zgjedhje shumë e mirë ndryshimi i peshës, pasi jam përshtatur dhe ka ndikuar më së miri ky ndryshim. Mendoj që kam qenë në peshën e gabuar, pasi këtu e gjej veten më mirë, pavarësish­t se të dyja janë kategori peshash shumë të forta, por mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania