Panorama Sport (Albania)

Murgu Zidan: Ndaj Juves Champions-i më i bukur

Rrëfimi për 50-vjetor, nga jeta në fushë deri te pankina “Dua stolin e Francës, do ta shlyej të kuqin e Materacit”

-

Zinedin Zidan ka dhënë një intervistë të gjatë me rastin e 50-vjetorit të tij për prestigjio­zen “L’equipe”. Ndër të tjera ai ka shprehur hapur dëshirën për t’u bërë trajner i Francës, por ka folur edhe për eksperienc­ën te Reali si dhe goditjen me kokë kundër Materacit.

A mund të jeni ju një ditë në stolin e PSG-SË?

Kurrë mos thuaj kurrë. Mbi të gjitha kur je një trajner në kohët e sotme. Kur isha futbollist, mund të shkoja në cilin klub të doja, por si trajner është ndryshe. Nuk ka 50 klube në botë që interesohe­n njëkohësis­ht për ty. Vetëm disa ose më saktë 3-4 çdo sezon mund të jenë klubet që të kërkojnë dhe të ofrojnë kushtet e duhura. Nëse kthehem të drejtoj një klub, atëherë këtë do ta bëj vetëm për të fituar. Pra, duhet të jetë projekti i duhur.

Po trajner i Francës, sa shanse ka që të jeni?

Nuk e di. Unë nuk e kam fshehur kurrë dëshirën për të drejtuar kombëtaren franceze. Por së pari duhet të presim, të bëjmë tifo për të fituar Botërorin dhe më pas të shohim.

Çfarë kujtimesh keni nga transferim­i në Madrid?

Ishte e çuditshme, sepse u bë për një shumë të madhe parash. Një francez që shkon në Madrid për një shifër me aq shumë zero nga pas... (qesh). Duhej të ishin diku te 76 milionë dollarë në atë kohë, ndërsa me vlerën e sotme pa dyshim që do të tejkalonte shifrën 100 milionë eurove. Ishin vërtet shumë dhe unë nuk kisha se çfarë të bëja, sepse sipas kontratës Juvja kishte të drejtë të kërkonte aq sa e shihte të arsyeshme. Isha 29 vjeç, kisha eksperienc­ë dhe Reali ishte zgjedhja e duhur. Te Juventusi ndihesha shumë mirë, por e kuptova se sikur po humbja diçka. Kisha nevojë për një aventurë të re. Te Juvja i kisha fituar të gjitha përveç Champions-it. Kishim humbur dy finale kundër Borusia Dortmundit 3-1 në 1997 dhe kundër Realit 1-0 1998. Kisha nevojë për një sfidë tjetër.

E mbani mend takimin e parë me Perezin?

Po, e mbaj mend. Kemi qenë në Montekarlo. Aty mori fund gjithçka, pra aty u vulos transferim­i. Ai është një burrë i fjalës dhe atë që e thotë, e bën. Nuk kishte nevojë për takime të tjera. Mbaj mend edhe një episod që më bën të qesh edhe sot: Më shkroi diçka në një kartopecet­ë edhe ma dha fshehurazi

gjatë kohës që po hanim drekën. Ishim ngjitur me njëri-tjetrin. Aty kishte shkruar: “A do të vish te Reali?” Edhe unë iu përgjigja: “Yes”. Nuk e di akoma pse iu përgjigja në anglisht, kur mund të kisha shkruar në frëngjisht, italisht ose spanjisht. Ai ma kujtonte vazhdimish­t gjatë 5 viteve që unë qëndrova aty. Dhe numri 5 nuk është rastësor, sepse është numri i fanellës dhe një numër që më ka ndjekur kudo.

Pse kështu?

Sepse kam luajtur 5 vite te Juvja dhe 5 vite te Reali. Në fanellë kam mbajtur numrin

5. Kam marrë pjesë në 5 finale Champions-i me Realin si lojtar dhe trajner dhe i kam fituar të gjitha. Kam qenë 5 vite trajner moshash dhe zv.trajner para se të bëhesha trajner i parë. Kur isha lojtar dhe unë flija në katin e 5-të të hotelit, ne i fitonim gjithnjë ndeshjet. Madje, edhe kur do prezantohe­sha te Reali, Perez disi në siklet më tha: “Kemi vetëm numrin 5 të lirë, nuk dua të mërzitesh...” “Jo, - i thashë, - është fiks ai që dua”.

A është goli në Glasgou më i bukuri që keni shënuar? E kemi fjalën për finalen e Champions kundër Leverkusen­it...

Ndoshta, nuk e di. Ishte gol shumë i bukur, por mendoj se ishte edhe nga më të rëndësishm­it. Kisha humbur 3 finale europiane deri atëherë me Bordonë në Kupën UEFA dhe me Juven dy herë në Champions. Gjithçka nisi nga një veprim i Roberto Karlosit dhe kur topi më erdhi në atë mënyrë, vendosa ta provoja pa u menduar. Ishte një çlirim i jashtëzako­nshëm. Ishte një gol spektakola­r në një finale Champions-i dhe janë gjëra që ndodhin vetëm një herë në jetë. Kam provuar ta bëj sërish, por nuk e kam shënuar dot më. E

kam provuar edhe për kompani reklamash, por kurrë nuk e kam bërë dot më atë gol. Roberto Karlos më tallte më pas se më thoshte që edhe ai kishte bërë një mrekulli, pasi ma dha me këmbën e gabuar, të djathtën... (qesh). Kanë qenë ditë të paharruesh­me sepse 3 ditë më pas lindi edhe djali im i parë, Teo. Isha si në ëndërr.

Çfarë ndjesie ishte kur fituat Champions-in e parë si trajner kundër Atletiko Madridit?

Kam ende një foto ku unë festoj me lojtarët. Qartazi duket se ishim një trup i

vetëm. Kishte kaq shumë harmoni dhe vetëbesim, saqë nuk e di se si mund ta humbnim atë ndeshje. Në janar u shpalla trajner i vitit, por ndërkohë sezonin e mbyllëm pas Barcelonës dhe Atletikos në kampionat. Ama t’i mundnim ata në një finale Champions-i në atë mënyrë ishte një kënaqësi e madhe, por edhe një goditje e rëndë për Atletikon. Shikoni, unë punoj dhe jetoj vetëm për të fituar. Jo gjithnjë fitoj, por ama kur ia dal, nuk është se habitem shumë. Nuk habitem sepse e di që kam dhënë gjithçka për të arritur te fitorja. Nuk ka

 ?? ??
 ?? ?? Zidan, “Topi i Artë” 1998, në periudhën e Juventusit
Zidan, “Topi i Artë” 1998, në periudhën e Juventusit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania