Panorama Sport (Albania)

Pogba është përfundimi­sht i Juves, dje u sheshuan edhe detajet e fundit

Rikthehet pas 6 vitesh, avokatja Pimenta mbylli gjithçka

-

Tani tifozët e Juventusit mund të flenë të qetë. Ndërsa Pol Pogba është rikthyer në Majemi dhe nga dje ka rinisur stërvitjen individual­e, më saktë i shoqëruar nga ishjuventi­ni tashmë, Paulo Dibala, mijëra kilometra larg u sheshuan edhe detajet e fundit të kontratës. Paraditen e djeshme, Rafaela Pimenta, personi që ka trashëguar përgjegjës­itë e të ndjerit Mino Raiola, ka takuar sy më sy drejtorin sportiv të Juventusit, Federiko Kerubini, duke kompletuar përfundimi­sht edhe kontratën që mesfushori francez do të nënshkruaj­ë në ditët e para të muajit korrik. Në zyrat e Juves në Milano (takimi ndodhi në Milano, pasi aty është euro e shiti Juventusi Pol Pogbanë te Mançester Junajtid gjashtë vite më para (9 gusht 2016), pasi e kishte afruar në 2012-ën me parametër zero, sërish siç ndodhi këtë verë. Në Torino francezi numëron 178 ndeshje dhe 34 gola në Serinë A, 21 prej të cilëve nga jashtë zone.

edhe selia e merkatos së Serisë A), takimi nuk ka zgjatur më shumë se një orë, duke konfirmuar se bazat më të rëndësishm­e ishin hedhur prej kohësh dhe tani të gjithë në Torino do të bëhen gati të mirëpresin liderin e mesfushës së re juventine. Futbollist­i që u largua në skadencë kontratë nga Mançester

Junajtid, do të lumturojë mbi të gjitha trajnerin Masimilian­o Alegri, i cili pret tashmë që të kompletojë pjesën më të rëndësishm­e të pazëllit, nëse merr edhe garancinë e Angel di Marias për të luajtur në radhët e “Zonjës së Vjetër”. Kerubini dhe avokatja Pimenta kanë dalë të qeshur nga selia bardhezi, që të dy duke komentuar të lumtur me telefonat, ku në linjë mendohet të kenë qenë respektivi­sht presidenti Andrea Anjeli dhe Pol Pogba. Tani ajo që pritet të vendoset është vetëm data e zbarkimit madhështor të 29vjeçarit në “Kontinasa”, ku e sigurt do të jetë një mikpritje prej heroi. Ndërkohë, Pogba duhet vetëm të nisë të konfirmojë nëse zerot e 8 milionë eurove neto janë të saktë në llogarinë e tij, plus intensifik­imi i stërvitjes dhe kapjes së shpejtë të formës më të mirë fizike, pasi sezonin e ardhshëm Juventusi do të kërkojë të rikthehet në fron në Itali dhe të shkojë sa më lart që të jetë e mundur në Champions.

suksese të rastësishm­e, kjo është pak, por e sigurt.

Champions-i më “sentimenta­l” që keni fituar?

Është ai kundër Juves, në Kardif në vitin 2017. Jo vetëm sepse te Juventusi nuk e fitova kurrë si lojtar, por sepse Juventusi na rezistoi shumë mirë në fushë dhe na vuri në vështirësi serioze.

Çfarë hezitoni të bëni para një finaleje?

Nuk e pyes veten nëse i kam bërë mirë gjërat apo keq. Bëj zgjedhjet e mia dhe u kërkoj lojtarëve të bëjnë saktësisht atë që kemi punuar për ditë dhe javë të tëra. Nuk

e fus kurrë veten në dilema.

Pse ju quanin “murg” në Madrid?

Sepse gazetarët e lajmeve rozë dhe ata të “scoop”-eve të mëdha nuk gjetën kurrë një gjë për mua. Sapo mbërrita në Spanjë, në çdo lëvizje që bëja kisha të paktën 15 ose 20 gazetarë pas shpinës. Më ndoqën për muaj, madje disa edhe për vite, por nuk nxorën kurrë një lajm, sepse jeta ime në fakt ishte shumë strikte dhe shumë e thjeshtë. U mërzitën që nuk më kapën asnjëherë keq edhe nisën të më quanin “murg”... (qesh).

Pse ju quajnë “Zizu”?

I pari ishte Roland Kurbis i Kanës. Në fillim më quanin Jazid në shtypin sportiv, më pas Zinedin dhe në fund Zidan.

A dëshironi ende të punoni si trajner?

Po, pa dyshim që po. Një ditë së shpejti do të jem sërish. Kur? Nuk e di, nuk varet nga unë. E sigurt është që unë do ta mbyll rrethin si trajner me një skuadër franceze. A do të jetë kombëtarja? Nuk e di. Nëse është e shkruar që një ditë të drejtoj kombëtaren franceze, atëherë do ta bëj. Në të

kundërt do të bëj diçka tjetër. E sigurt është që të drejtosh kombëtaren e vendit tënd, është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një trajneri.

E mbani mend debutimin tuaj me Francën?

Patjetër që po. Madje braktisa edhe fjalimin para drekës që mbante trajneri një ditë para ndeshjes. Pastaj erdhën shokët në dhomë edhe më thanë: “Çfarë dreqin po bën, pse nuk erdhe në mbledhje?!” “Nuk janë për mua mbledhjet”, u thashë. Ditën tjetër e nisa nga stoli. U futa në fushë në minutën e 63të kur po humbnim 2-0.

 ?? ?? Dibala viziton Pogbanë në Majemi, si në kohët e vjetra te Juventusi. Por ndryshe nga viti 2012, kur u largua francezi, këtë herë do të jetë argjentina­si ai që është larguar nga “Zonja e Vjetër”.
Dibala viziton Pogbanë në Majemi, si në kohët e vjetra te Juventusi. Por ndryshe nga viti 2012, kur u largua francezi, këtë herë do të jetë argjentina­si ai që është larguar nga “Zonja e Vjetër”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania