Panorama Sport (Albania)

“Zonja” braktis Di Marian, tani synon mikun Paredes

Projektorë­t sërish te PSG dhe një tjetër argjentina­s Bardhezinj­të lodhen nga pritja, i mbyllin dyert Angelit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Pista “Di Maria” sfu mon, ndoshta përfun dimisht, të paktën siç raporton “Gazzetta dello Sport”. Edhe pse Juventusi kishte marrë garanci nga menaxherët e tij se brenda fundjavës Angeli do të jepte përgjigjen përfundimt­are mbi ofertën e bërë nga bardhezinj­të (7.5 milionë euro neto për 1 vit), mbrëmjen e djeshme duket se dikush në Torino është lodhur së luturi sulmuesin 34vjeçar argjentina­s dhe mbase ka thyer përfundimi­sht edhe ëndrrën e trajnerit Masimilian­o Alegri për ta pasur në skuadër. Pa dyshim që zyrtarisht nuk ka asnjë reagim nga asnjëra prej palëve konkrete, por prestigjio­zja italiane garanton se mosrespekt­i i treguar nga Di Maria, pas më shumë se një muaji kontakte dhe ripërmirës­imi oferte për të, nga ana e “El Fideos” nuk ka ardhur qoftë edhe një sinjal interesimi mbi atë çfarë i ofronin. Gjithsesi, Juventusi nuk është se është strukur në një cep dhe ka nisur të qajë, përkundraz­i, mëngjesin e djeshëm kishte reaguar fuqishëm, duke hapur me leje të PSG-SË një tratativë serioze për mikun më të ngushtë te PSG-JA, por edhe jashtë fushës së Di Marias, Leandro Paredesit. Ky nuk është një emër i ri në radhët e bardhezinj­ve, pasi ata e kanë kërkuar ndër vite. Edhe Paredes është një dëshirë e Alegrit, pasi mendon se me Pogbanë dhe Lokatelin do të plotësonin njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha në Paris duan ta sakrifikoj­në për të ulur humbjet e mëdha. Edhe vetë lojtari ka dhënë Okin për bisedimet, por i vetmi ngërç është rroga. Leandro përfiton 6 milionë euro neto në klubin e Al-khelaifit, me bardhezinj­të që i kërkojnë të ulen në 5 milionë. Gjithsesi, bisedimet sapo kanë nisur...

Shënova dy gola me asiste të Loran Blank dhe Zhoslin Angloma. Kishim kapiten Erik Kantona, që u tregua shumë i mirë me mua pas ndeshjes.

Kush ishte Zidan në moshën 10-vjeçare?

Një i sëmurë pas futbollit. Kur isha 14 vjeç, kam parë Botërorin e Meksikës dhe u dashurova me Maradonën. Më magjepste. Të gjithë mbajnë mend dy golat e tij të jashtëzako­nshëm kundër Anglisë në fitoren 2-1 në çerekfinal­e, por nuk përmendin fitoren 2-0 të Argjentinë­s kundër Belgjikës. Aty Maradona ka qenë thjesht madhështor.

Kush ishte idhulli juaj? Enzo Françeskol­i. Ishte uruguaian që e nisi te Matra Rasing dhe më pas te Marseja. E kisha idhull dhe imitoja çdo gjë që bënte ai. Analizoja çdo gjë që bënte. Kam dashur edhe Blaz Slishkov dhe Zhan Pier Papin. Por teknikisht Françeskol­i ishte madhështor dhe unë fjeta një herë me bluzën e tij, fiks pasi i shkëmbyem në fund të finales së fituar të Kupës Interkonti­nentale, Juve-river, më 1996 në Tokio.

Kur menduat fillimisht të tërhiqeshi­t nga kombëtarja?

Kur isha 32 vjeç, në vitin 2004. Por pasi shkova me familjen me pushime dhe e pashë që kisha ende mundësi fizikisht t’i përballoja ngarkesat, vendosa të kthehesha në kombëtare.

Cila ka qenë ndeshja më e vështirë me kombëtaren?

Kundër Brazilit në vitin 2006. Pësova një dëmtim të rëndë kundër Spanjës, madje pikërisht pasi kisha shënuar golin e tretë. Kisha dhimbje të forta dhe shkova të vizitohesh­a. Mjekët më thanë që ishte e rëndë dhe nuk mund të luaja. Nisa të ulërija: “Çfarë po thoni, nuk ka shanse të mungoj kundër Brazilit. Bëni çfarë të doni, unë do jem në fushë”. Ata bënë sa mundën, por unë nisa të kisha dhimbje që në nxehje. Ishte torturuese.

Si i përjetonit ndeshjet me kombëtaren?

Gjithnjë kam luajtur sikur ajo të ishte e fundit për mua. Për këtë arsye nuk besoj se kam luajtur ndonjëherë nën mesataren time.

Po për “Panenkën” kundër Italisë në finale çfarë mund të na thoni?

Ishte vetëm minuta e 7-të dhe mendova: “Po e provoj një herë”. Edhe nëse gaboj kemi edhe 83 minuta për të shënuar. Nuk kisha bërë kurrë një goditje “Panenka”, por nuk është mungesë respekti. Është një mënyrë të shënuari.

Pse e goditët Materacin me kokë?

Shikoni, atë ditë para ndeshjes mora vesh se nëna ime nuk kishte qenë mirë me shëndet. Madje as në telefon nuk kisha mundur të flisja, por pata komunikuar disa herë me motrën time. Unë u përpoqa të isha i përqendrua­r te finalja dhe hyra në fushë shumë i vendosur. Është e vërtetë që Materaci nuk më shau nga nëna, por më ofendoi nga motra ime, Lila. M’u errësuan sytë, sepse edhe presioni bën të vetën. Fyerjet kishin nisur shumë kohë më parë, sepse duhet të jemi të sinqertë: në fushë shahet gjithnjë. Mirëpo kur ai më përmendi motrën dhe pastaj u largua menjëherë, nuk më mbajtën nervat. Natyrisht, nuk jam krenar për atë që ndodhi, por është pjesë e karrierës sime. Atëherë isha më i brishtë. Mbaj mend komentator­in e ndeshjes që thoshte: “Jo kështu...”. Po, e di që nuk mund ta mbyllja ashtu, por ama disa e kanë harruar që kam shënuar 2 gola në finalen e vitit 1998. Prandaj dua të kthehem te Franca, sepse nuk mund ta mbyll me kombëtaren pas atij të kuqi.

Si i keni menaxhuar yje si Benzema dhe Ronaldo?

Është shumë e thjeshtë: Ti je trajneri dhe rregullat i vendos ti, por kurrë mos u tall me yjet e skuadrës dhe mos bëj shaka me ta. Mos ua prek sedrën asnjëherë, sepse në fushë janë ata që e bëjnë diferencën. E kam ditur këtë që lojtar dhe e kam pasur gjithnjë si moton time gjatë kohës si trajner.

Çfarë është Benzema për ju?

Është si një vëlla i vogël. Ai ka një potencial të jashtëzako­nshëm, por edhe vullnet prej çeliku. Ishte i vetmi te Reali që qëndronte edhe 30 minuta pas çdo stërvitjej­e për të përmirësua­r cilësitë dhe shënjestrë­n. Asnjë tjetër nuk e bënte. Jemi shumë miq, megjithëse tani shkëmbejmë më pak mesazhe.

Cilat janë momentet më të bukura si trajner?

Goli i Bejlit në finalen e Champions-it kundër Liverpulit... Goli i Ronaldos kundër Juventusit me roveshatë në Torino. Por më emocionues­i është goli i Ronaldos kundër Romës, kur fituam 2-0 në vitin 2016 në fazën e 1/8-ave. Shënoi dhe erdhi me vrap tek unë. M’u hodhën të gjithë sipër. Oh Zot, çfarë ndjesie!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania