Panorama Sport (Albania)

Asllani tek Interi, ja “zyrtarizim­i”

Presidenti i Empolit vulos transferim­in: Do të jetë në lartësinë e emrit të zikaltërve “Emocion i veçantë të shikoj Kristjanin të luajë në Champions League këtë sezon”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Për të parë imazhin real të Kristjan Asllanit me fanellën e Interit dhe jo atë të montuar, nuk do të na duhet të presim shumë. Me akordin total të arritur mes zikaltërve dhe Empolit për 14 milionë euro plus 2 milionë në formë bonusesh dhe huazimin e një lojtari, tani mungon vetëm shkëmbimi i dokumentev­e, që do të pasohet nga vizitat mjekësore e më pas nga firma në kontratën që pritet ta lidhë mesfushori­n e Kombëtares me Interin për 5 vitet e ardhshme. Ndërkohë që në Milano po bëhen gati të mirëpresin atë që do të jetë zëvendësue­si i Brozoviçit dhe, pse jo, pasardhësi i tij, në Toskanë kanë filluar që tani t’ia ndiejnë mungesën mesfushori­t. Për këtë ka folur vetë presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, që me deklaratën e lëshuar mbrëmjen e djeshme ka shuar të gjitha dyshimet e skeptikëve mbi transferim­in duke treguar edhe përjetimet në kampin blu. “Pak ditë më parë, kemi takuar babain e Kristjanit, në sytë e të cilit dukej lumturia për të ardhmen e të birit”, e nisi tregimin presidenti Korsi, që vazhdoi: “Është normale që të ndihet kështu, por nuk mund ta fsheh se pashë edhe gjithë keqardhjen që kishte ai dhe Kristjani mbi largimin nga Empoli. Ka qenë këtu që prej moshës 8-vjeçare dhe sigurisht që nuk do të jetë e lehtë të lërë realitetin tonë. Jemi ndarë me lot në sy, por pavarësish­t se e di që nuk do të jetë i lehtë për t’u zëvendësua­r, jam shumë i lumtur për të”. Emocionet ama për Korsin dhe për të gjithë tifozët do të jenë edhe më të mëdha kur ta shohin 20-vjeçarin të debutojë në

Champions League me fanellën zikaltër, diçka që e ka pranuar vetë presidenti. “Asllani do të përshkojë një rrugë gjatë së cilës do të tregojë se do të jetë në lartësinë e emrit të Interit, nuk kam dyshime. Do të jetë një emocion i veçantë ta shikoj të luajë në

Champions League dhe jam që tani shumë krenar për të”, e mbylli Fabricio Korsi fjalën e tij duke zbuluar se ka nisur numërimi mbrapsht për elbasanasi­n tek Interi, një eksperienc­ë që do ta bëjë atë shqiptarin e dytë që vesh këtë fanellë pas Rei Manajt.

 ?? ?? Përplasja mes Lukakut dhe Ibrahimovi­çit
Përplasja mes Lukakut dhe Ibrahimovi­çit
 ?? ?? Fotomontaz­h i Asllanit me fanellën e Interit
Fotomontaz­h i Asllanit me fanellën e Interit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania