Panorama Sport (Albania)

Shkriniar te PSG-JA financon merkaton, gati 30 milionë euro për Bremerin

Sllovaku tani kushton 70 milionë, Zhang cakton fondin për zëvendësue­sin

-

Një mbrojtës në këmbim të një sulmuesi, një mesfushori, por edhe një mbrojtësi. Kjo është strategjia e ndjekur nga Interi këtë merkato me emrin e parë që është Milan Shkriniar. Sllovaku i prapavijës do të jetë me sa duket ai që do t’i paguajë të gjitha operacione­t e zikaltërve këtë merkato dhe jo më kot pretendime­t e klubit për të shkojnë në 80 milionë euro. Lukaku, Dibala e Mikhitaria­n nuk i kanë kushtuar klubit për transferim­in, pasi i pari vjen si huazim dhe dy të tjerët mbërrijnë me parametër zero (gjithmonë nëse Dibala mbërrin), por kontratat e tyre do të financohen patjetër nga shitja e Shkriniari­t. PSG-JA ka ofruar në total 65 milionë euro përfshirë dhe bonuse, por milanezët presin një propozim më të lartë të paktën deri në 70 milionë euro, për të cilin në Francë kanë marrë kohën e tyre. Duke e bazuar merkaton e tij, por edhe plusvalenc­ën prej 80 milionë eurosh që duhet të gjenerojë gjatë merkatos te mbrojtësi, Interi e di se nuk ka mundësi zgjedhjeje veçse të bjerë dakord me ofertën e parisienëv­e, që tani e ndajnë vetëm 5 milionë euro.

BREMER – Largimi i Shkriniari­t do të lërë një boshllëk të madh në murin e mbrojtjes zikaltër, motiv për të cilin Interi ka bllokuar prej kohësh Gleison Bremerin. Këtë raporton “Tuttosport”, që po ashtu ka zbuluar se në takimin e javës së ardhshme të planifikua­r

mes Torinos dhe nënkampion­ëve të Italisë, këta të fundit kanë përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurosh, së cilës do t’i shtojnë edhe përfshirje­n e një prej lojtarëve të rinj, për të mbërritur në 40 milionë eurot që kërkon Urbano Kairo, presidenti i “Granatave”. Ka qenë homologu Stiven Zhang që ka urdhëruar kryesinë

të mos shkojë përtej kësaj shume për 25-vjeçarin duke rritur presionin për Torinon që tashmë e di edhe dëshirën e mbrojtësit për të veshur fanellën zikaltër. Interi shpreson se torinezët do të dorëzohen në këto shifra, për t’i siguruar Inzagit një zëvendësue­s të denjë për Milan Shkriniari­n.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania