Panorama Sport (Albania)

Serzhinjo: Teo si unë, do të bëhet më i forti në botë

Braziliani rrëfen kujtimet dhe projekton francezin pasardhësi­n e tij “Milani konkurrues në Europë, varet nga pronësia”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Serzhinjo është një ndër ikonat e krahut të majtë të Milanit, një faktor i padiskutue­shëm në triumfet e Milanit të Ançelotit. Sot në moshën 50-vjeçare, braziliani ka rrëfyer jo vetëm episodet më të veçanta të tij me këtë fanellë, por ka treguar edhe këndvështr­imin e tij për Milanin aktual, duke zbuluar edhe atë që ai mendon se mund të jetë pasardhësi i tij.

E mbani mend transferim­in tuaj te Milani?

Ishte 1999 dhe unë luaja me San Paolon, por më pas mora vesh për interesimi­n e Ariedo Braidës që më kishte parë në një ndeshje në Brazil. Si fëmijë isha tifoz i kuqezinjve, pasi shikoja ndeshjet e Van Bastenit, Gulitit, Rajkardit e Maldinit.

Në 2003-shin fituat Champions-in kundër Juventusit me penallti.

Çfarë momenti! Champions League ishte fiksimi i Berluskoni­t dhe Galianit dhe përgjegjës­ia për të goditur në një finale është shumë e madhe. Akoma më kujtohet rruga drejt pikës së bardhë ku të kalon nëpër kokë puna që skuadra ka bërë dhe tifozët që presin fitoren. Unë e kisha përgatitur veten për atë moment dhe fatmirësis­ht shënova.

Një ndeshje speciale ishte edhe derbi i fituar 6-0 apo jo?

Askush nuk e besonte se Milani, i cili ishte në një moment delikat, mund të fitonte një derbi 6-0, që do të mbetet në histori. Kanë kaluar më shumë se 20 vite dhe ende flitet për këtë. Të fitosh derbin është një kënaqësi e madhe, ndaj imagjino ta fitosh 6-0.

Çfarë ndjesie keni për Milanin kampion Italie?

Në fillim të vitit askush nuk e besonte dhe imagjinont­e që Milani mund të fitonte titullin.

Pas 11 vitesh isha shumë i lumtur që pashë se Milani u kthye në krye. Një ekip kaq i rëndësishë­m nuk mund të qëndrojë gjatë pa fituar. E jona është një ADN fituese.

Cilat janë pritshmëri­të tuaja për Milanin vitin e ardhshëm?

Champions-i është një kompeticio­n në të cilin Milani është fokusuar gjithmonë. Gjithsesi, duhet ende të shohim se çfarë do të bëjë pronësia e re, nëse janë thjeshtë një fond biznesi apo duan të krijojnë një Milan fitues. Shpresoj të jetë kjo e dyta dhe Milani të kthehet protagonis­t edhe në Europë, siç i takon.

Cili ka qenë lojtari më i fortë me të cilin keni luajtur?

Është e vështirë pasi si shokët dhe kundërshta­rët kanë qenë ndër më të fortët në botë, por Ronaldo “Fenomeni” vjen nga një tjetër planet.

A ka ndonjë nga lojtarët aktualë që ju kujton veten?

Më pëlqen Teo Hernandez, më ngjan pak mua. Ai është agresiv, i pëlqen të godasë, të krijojë. Ndonjëherë e gjithë kjo e bën të lejojë ndonjë hapësirë më shumë në mbrojtje, por është normale pasi është ende i ri dhe do të gjejë ekuilibrin që i mungon. Besoj se shumë shpejt do të jetë ai mbrojtësi më i fortë në botë.

Kush ishte më i forti mes Kakasë, Sedorfit dhe Pirlos?

Pyetje shumë e keqe. Janë tre lojtarë me karakteris­tika të ndryshme. Kaka është një fenomen, Sedorf spektakola­r, Andrea gjithashtu. Por nëse do më duhet të zgjedh një po them atë që ka fituar “Topin e Artë”, pra Kakanë, edhe pse është brazilian dhe është miku im. Pastaj kemi Sedorfin që ka fituar 4 Champions, Andrea ka fituar Botërorin, është e vështirë të zgjedhësh mes tyre, janë fenomenë dhe të padiskutue­shëm.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania