Panorama Sport (Albania)

Milani i mallkuar në debutimin si kampion, italianët sot me sytë nga kalendari

Kuqezinjtë në fron, ja statistika­t e tyre dhe të pretendent­ëve në nisje

-

Kampionati italian do të zbulojë sot në mesditë kalendarin e tij, një kalendar që do të vërë përballë 20 skuadra, të cilat si gjithmonë janë në ndjekje të objektivav­e të rinj në sezonin 2022-2023. Kampionët e Milanit do të tentojnë të mbrojnë kurorën, ndërkohë që Interi, Napoli e Juventusi, pjesëmarrë­sit e këtij viti në Champions League janë pretendent­ët kryesorë për të rrëzuar kuqezinjtë nga froni. Ndërkohë, Leçe, Kremoneze e Monza janë skuadrat që kanë siguruar ngjitjen në elitën italiane. Falë Botërorit që do të zhvillohet në dhjetor, Seria A do të fillojë në 13 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor. Më poshtë paraqiten disa nga statistika­t më interesant­e të ndeshjeve të para të kampionati­t, për të gjithë pretendent­ët

për titull.

MILANI - Milani ka fituar pa pësuar gol në ndeshjet hapëse të dy kampionate­ve të fundit kundër Bolonjës (2020) dhe Sampdorias (2021) dhe kuqezinjtë nuk mbërrijnë në më shumë suksese radhazi që prej periudhës 1987-1996 (10 fitore).

Në tri kampionate­t e fundit që Milani

e ka nisur si kampion në fuqi, nuk ka rritur të shkojë më shumë se barazimi në ndeshjen hapëse, një barazim që ka qenë gjithmonë në shifrat 2-2 (1999 ndaj Leçes, 2004 ndaj Livornos, 2011 ndaj Lacios).

Cilado skuadër kampione e Italisë ka humbur vetëm 1 ndeshje hapëse në 29 kampionate­t e fundit

(19 fitore, 9 barazime) dhe bëhet fjalë për atë të Juventusit ndaj Udienzes në 2015-ën. INTERI - Interi ka fituar ndeshjet e para në tri kampionate­t e fundit dhe nuk fiton ndeshjen e parë në 4 kampionate radhazi që nga periudha 1993-1997.

Interi ka realizuar nga katër gola në secilën prej tri ndeshjeve të fundit hapëse të tri kampionate­ve të fundit. Asnjë skuadër nuk ka shënuar 4 gola në 4 ndeshje radhazi.

Interi mban rekordin e më shumë golave të shënuar në ndeshjen e parë të kampionati­t, 9 (9-0 kundër Kazales në 1933-shit).

NAPOLI - Napoli ka fituar 5 ndeshjet e para në 5 vitet e fundit dhe

nuk kanë arritur asnjëherë në 6 në historinë e tyre. “Axurrët” mbajnë rekordin si skuadra që e ka gjetur më shumë herë golin në ndeshjen e parë (gol në 14 ndeshje radhazi).

- Juventusi është skuadra që ka fituar më shumë herë ndeshjen hapëse: 58 të tilla, ndjekur nga Milani me 50.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania