Panorama Sport (Albania)

Milani nis kontaktet, por shfaqet edhe Reali

-

Ndërkohë që Interi nuk po bën më hapa në drejtim të Paulo Dibalës, Milani duket se e ka seriozisht për të. Situata e lënë pezull mes argjentina­sit dhe zikaltërve ka bërë që kampionët e Italisë të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e sulmuesit, që pas përfundimi­t të kontratës me Juventusin më 30 qershor do të jetë një lojtar i lirë. Siç raporton “Il Corriere della Sera” ditën e djeshme ka pasur kontakte telefonike mes përfaqësue­sve të grupit “Elliott” dhe enturazhit të 28-vjeçarit për t’u vënë në dijeni të situatës së tij me Interin dhe po ashtu për të mësuar kërkesat e tij ekonomike. Ajo që lindi vetëm si një ide po konkretizo­het çdo ditë e më shumë, ndoshta ende jo në kuadrin e një tratative, por për sa kohë kuqezinjtë po bëjnë sondazhet e tyre interesi nuk mungon. 6 milionë euro plus 1 milionë euro në formë bonusesh që ka qenë marrëveshj­a e fundit verbale e arritur mes “La Joya”-s dhe Interit tregon se pretendime­t financiare janë të larta, por pronari i ri i Milanit, Xheri Kardinale, mund të zgjedhë të sakrifikoj­ë diçka ekonomikis­ht dhe t’i bëjë një dhuratë popullit kuqezi, për më tepër që Dibala mbërrin me parametër zero. E ky fakt i fundit e bën ish-juventinin një objektiv joshës edhe për klube të tjera dhe Real Madridi ka qenë i fundit që ka studiuar terrenin për një transferim të mundshëm të Paulos në Spanjë. Vlerësimi nga Ançeloti nuk i mungon, por madrilenët nuk kanë zgjidhur ende çështjen “Asensio” dhe vetëm një largim i spanjollit do t’i hapte rrugën një oferte në drejtim të Dibalës. Me Milanin e Realin që po kërcënojnë, Interi duhet të gjejë sa më shpejt zgjidhjen për Dibalën, i cili pavarësish­t se ka një pakt verbal me Marotën, nuk ka ndërmend të presë gjatë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania