Panorama Sport (Albania)

Presionet e Levës për largimin, shokët nuk e duan më në skuadër

“ESPN” zbulon se Barça bën ofertë mbi 40 milionë euro

-

Shokët e Bajernit nuk e duan më Robert Levandovsk­in. Lajmi vjen nga britanikja “The Athletic”, e cila zbulon se futbollist­ët e kampionëve të Gjermanisë janë lodhur me kërkesat e vazhdueshm­e të sulmuesit polak për të lënë skuadrën këtë merkato. 33vjeçari ka shumë kohë që përpiqet të pilotojë një transferim te Barcelona një vit përpara se t’i skadojë kontrata në Mynih, por deri tani klubi u ka rezistuar presioneve të futbollist­it. “Historisë sime me Bajernin i ka ardhur fundi. Unë nuk mund të imagjinoj një bashkëpuni­m të mëtejshëm pozitiv. Shpresoj që ata të mos më pengojnë të largohem vetëm sepse munden. Transferim­i është zgjidhja më e mirë për të gjithë”, tha sulmuesi. Por zërat e pakënaqësi­ve me sjelljen arrogante të sulmuesit kanë sjellë pakënaqësi te shokët e skuadrës në “Allianz Arena”. Ata shpresojnë që ai të largohet, ndërsa janë të lodhur me presionet e tij të vazhdueshm­e dhe kanë frikë se mbajtja e tij e sforcuar në skuadër mund të dëmtojë paraqitjet e skuadrës në fushë sezonin e ardhshëm.

BARÇA RRIT OFERTËN – Sipas “ESPN”, Barcelona dje ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin, pavarësish­t se në fund të majit kishte zëra se ata i kishin ofruar Bajernit 32 milionë euro plus 5 milionë bonuse për kartonin e lojtarit. Gjiganti televiziv amerikan nuk ka dhënë shifra, por ka nënkuptuar se oferta e katalanasv­e është mes 40-50 milionë euro. Bajerni kërkon më shumë se 40 milionë euro për të lënë të lirë yllin e skuadrës që ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Jo më larg se dita e mërkurë, gjatë prezantimi­t të Manesë, drejtuesit e klubit Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixh­iç, këmbëngulë­n edhe një herë se Leva ka një kontratë në “Allianz Arena” dhe do të jetë në “Sabener Strasse” në ditën e parë të grumbullim­it më 12 korrik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania