Panorama Sport (Albania)

Barcelona refuzon ofertën e dytë të “Djajve” për De Jongun, 65 milionë euro

Junajtid nuk heq dorë, do të rikthehet sërish për mesfushori­n

-

Mançester Junajtidit i është refuzuar një ofertë e dytë nga Barcelona për Frenki de Jongun, pavarësish­t se e rritën atë në 65 milionë euro sipas gazetës spanjolle “Marca”. Mesfushori holandez është objektivi kryesor i merkatos së “Djajve” këtë verë, me trajnerin Erik ten Hag, i cili është i vendosur për t’u bashkuar me ish-talentin e tij të Ajaksit në “Old Trafford”. Por katalanasi­t duan për 25-vjeçarin të paktën 75 milionë euro. Gjigantët e Premier Ligës, të cilët ende nuk e kanë zyrtarizua­r goditjen e tyre të parë të merkatos, pritet të rikthehen sërish me një ofertë të tretë. Junajtidi i ofroi Barcelonës fillimisht 60 milionë euro plus 20 milionë bonuse dhe tani ka bërë një hap shumë të vogël duke e rritur ofertën me vetëm 5 milionë euro, e cila ka marrë përgjigje negative nga spanjollët. Skuadra blaugrana kërkon minimalish­t 75 milionë eurot që paguan për ta transferua­r yllin e Ajaksit në vitin 2019

dhe nuk kanë ndërmend ta ulin atë. Por Junajtidi po provon të negociojë për çmimin më të mirë, sepse janë të ndërgjegjs­hëm për situatën e vështirë financiare të Barcelonës. Gjithsesi, këta të fundit nuk janë në nxitim. Ata po bëjnë progres për lehtësimin e barrës financiare të rrogave të

tyre. De Jong nuk ka dashur të largohet nga “Camp Nou” dhe pak ditë më parë tha se Barcelona është klubi më i mirë në botë. “Jam në klubin më të mirë në botë dhe ndihem mirë këtu. Nuk dua të largohem”, tha De Jong. Por me shitjen e tij klubi do të lehtësonte një pjesë të mirë të problemeve

financiare, ndërsa trajneri Erik ten Hag ka komunikuar gjatë këtyre ditëve për ta bindur futbollist­in që të transferoh­et në Mançester. Holandezi po përpiqet të zëvendësoj­ë mesfushorë­t që u larguan këtë verë nga Junajtidi: Pol Pogba, Nemanja Matiç dhe Huan Mata.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania