Panorama Sport (Albania)

Evra: E mbështes Ten Hagun, por humbëm një gjeni si Konte

Francezi kritikon vendimet e bordit të ish-ekipit të tij “Antonio, Pep dhe Klop janë më të mirët në botë”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pas lamtumirës nga futbolli, Patris Evra mbeti pjesë e ambientit të sportit si opinionist duke tërhequr shpesh vëmendjen me gjuhën direkte dhe shigjetat që lëshon. “Shënjestra” e fundit e komenteve të ish-mbrojtësit francez u bë pikërisht ishklubi i tij i Mançester Junajtidit. Gjatë një interviste për “Mirror”, Evra e quajti një gabim që “Djajtë” nuk morën në konsiderat­ë zëvendësim­in e trajnerit Solskjaer me Antonio Konten, i cili më vonë firmosi me Totenhemin. Edhe zgjedhja e bordit për Erik ten Hagun sipas tij nuk është e goditur: “Mendoj se Konte, Klop dhe Guardiola janë trajnerët më të mirë në botë në këtë moment. Më dhemb zemra që asnjë prej këtyre trajnerëve nuk është zgjedhur nga Mançester Junajtidi. Fatkeqësis­ht, sipas disave, nuk mishërojnë stolin e klubit. Sidoqoftë, tani është Ten Hag dhe ai ka mbështetje­n time. Të shohim se çfarë do të arrijë të bëjë”.

KONTE – Francezi e vë theksin te zgjedhja e munguar e Kontes në stol pas shkarkimit të Solskjaeri­t në nëntor. “Djajtë” morën Ralf Rangnikun, trajnerin provizor për 6 muaj, i cili më pas do të bënte këshilltar­in, duke shmangur emrin e trajnerit italian, që më vonë firmosi me “Spërsat”: “Nuk kam asgjë kundër Totenhemit, por mendoj se Antonio në Mançester

do të mund të kishte bërë gjëra të mëdha. Ai nuk është një trajner, është një gjeni dhe të gjithë ata që e kanë pasur trajner ma thonë këtë. Ka një pasion të madh për futbollin, është kompetent dhe arrin t’i bëjë skuadrat që të japin gjithçka duke i lumturuar tifozët, pavarësish­t

rezultatev­e të arritura. Shikoni tifozët e Totenhemit në këtë moment, ata janë entuziastë për skuadrën e tyre”, përfundoi lojtari që nuk mundi dot të punonte me Konten, sepse trajneri u largua nga Juve atë verë kur mbrojtësi firmosi në Torino.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania