Panorama Sport (Albania)

Rikthimet në modë, Barça po mendon për Nejmarin dhe Suarezin

PSG u ofron braziliani­n për 50 milionë euro katalanasv­e

-

Rikthimet, me sa duket, janë në modë këtë merkato vere. Pas Lukakut tek Interi dhe zërave për një rikthim të mundshëm të Kristiano Ronaldos te Juventusi, tani radha është e Barcelonës. Katalanasi­t kanë menduar dy ish-futbollist­ë të klubit për t’i afruar në këtë merkato. Bëhet fjalë për Nejmarin, e ardhmja e të cilit te Parisi mbetet ende një mister. Sulmuesi brazilian mund t’u japë lamtumirën kampionëve të Francës gjatë kësaj merkatoje pas situatës problemati­ke me drejtuesit e klubit. Ka qenë emisioni i famshëm sportiv “El Chiringuit­o” që gjatë transmetim­it “live” ka bërë të ditur lajmin, duke theksuar se PSGJA është e gatshme ta lërë braziliani­n të lirë dhe ka shkuar deri aty sa ka raportuar se francezët ia kanë ofruar kartonin e tij Barcelonës duke i kërkuar një shumë rreth 50 milionë euro për të kompletuar transferim­in. Problemet financiare të klubit spanjoll si dhe situata me Levandovsk­in u japin pak mundësi lëvizjeje katalanasv­e në merkato, por drejtuesit e klubit duket se e kanë në konsiderat­ë ofertën e Parisit për t’i dhuruar trajnerit Ksavi një tjetër blerje të bujshme.

SUAREZ - Disa orë pas lajmit se PSG-JA i kishte ofruar Barcelonës kartonin e Nejmarit, e përditshmj­a “Sport” publikoi një tjetër lajm të bujshëm, ku thuhej se katalanasi­t kishin kontaktuar agjentin e Suarezit për të kërkuar informacio­n lidhur me mundësinë e një rikthimi në klub. Tifozët e Barcelonës pa dyshim që e kujtojnë me shumë nostalgji kohën kur treshja e përbërë nga Mesi, Suarez dhe Nejmar dominonte Europën, por raportimet e fundit mund t’i bëjnë fansat të ëndërrojnë sërish

t’i shohin të luajnë së bashku, të paktën Nejmarin dhe Suarezin. 35-vjeçari duhet ende të zgjedhë klubin e tij të radhës pas largimit nga Atletikoja, ku ideja e ribashkimi­t me ish-skuadrën mund ta bindë të bëjë një rikthim të bujshëm në pritje edhe të pjesës tjetër të treshes së famshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania