Panorama Sport (Albania)

Asllani i nxjerr “bojën” Realit: Na aktivizoni­n të sëmurë

Kosovarja: Mjedis jo i shëndetshë­m, duhej të ikja vjet “Drejtuesit s’pyesin as stafin mjekësor, duhet ndryshim”

-

Kosovare Asllani ësh të “galaktikja” e parë që ka dalë me fjalë shumë të ashpra për ish-klubin e saj, Real Madrid. Futbollist­ja kosovare që përfaqëson Suedinë, në një prononcim për mediat suedeze ka shpërthyer ndaj “mbretërorë­ve” të Spanjës, me të cilët u bashkua në 2019-ën dhe tani pritet që të luajë për skuadrën e femrave të Milanit. Në lidhje me trajtimin që i është bërë te Reali, Asllani u shpreh: “Janë shumë faktorë të ndryshëm. Është e vështirë të hysh në detaje, por nga ana ime ka të bëjë shumë nëse mendoj se është një kulturë në klub, e cila është e pashëndets­hme për lojtaret. Unë jam detyruar për të luajtur e dëmtuar dhe nuk kam marrë ndihmë. Ekipi drejtues nuk e ka dëgjuar stafin mjekësor dhe në fund, ishte një vendim që duhej të merrja për të pasur një karrierë më të gjatë. Ishte një mjedis i pashëndets­hëm dhe i rrezikshëm për lojtaret. Mendoj se kam bërë shumë për Realin që në fillim dhe më pas kam parë që klubi nuk i ka trajtuar mirë lojtarët gjatë gjithë këtyre viteve. Mendoj se është e rëndësishm­e për mua të flas, pasi askush tjetër nuk e ka bërë. Jam munduar të bëj ndryshime, por në fund ambienti i krijuar aty refuzoi të dëgjojnë ekipin mjekësor

dhe lojtarët. Nuk është rastësi që unë u lëndova atje dhe pata një pengesë, pasi na shtynin vazhdimish­t të luanim të dëmtuar apo sëmurë. Nuk është një mjedis i shëndetshë­m. Më intereson shumë klubi, por mendoj se është në duar të gabuara”. Kur Asllani u pyet

nëse tentoi ta ngrejë këtë temë me klubin, përgjigjja e saj ishte: “Ka vazhduar gjatë tri viteve që kam qenë atje dhe duke e parë prapa, ndoshta duhet të isha larguar verën e kaluar, por doja t’u jepja atyre një shans më shumë. Unë kam qenë një pjesë e madhe e historisë së klubit

dhe kam bërë shumë për të, por për fat të keq është një mjedis që nuk është i shëndetshë­m dhe nuk jam vetëm unë që e kam përjetuar atë. Ka një numër të jashtëzako­nshëm lojtaresh në klub që u është dashur të kalojnë shumë, gjë që nuk mendoj se është në rregull dhe e

drejtë në një klub të mirë”. Asllani u pyet gjithashtu se çfarë mendon se duhet për të ndryshuar mjedisin për mirë: “Para së gjithash, kanë nevojë për njerëzit dhe punonjësit e duhur në pozicionet e duhura në klub, ata që kujdesen për lojtarët dhe shëndetin e tyre dhe që punojnë si ekip në të gjitha nivelet. Stafi mjekësor është rrënuar në mënyrë të pabesueshm­e dhe më pas vjen në ekipin kombëtar ku është krejtësish­t e kundërta. Ata pyesin nëse ndiheni mirë apo duhet të lehtësohen­i. Ekziston një ndryshim i tillë. Është shumë profesiona­le këtu”.

 ?? ?? Kosovare Asllani, sulmuesja 32- vjeçare
Kosovare Asllani, sulmuesja 32- vjeçare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania