Panorama Sport (Albania)

Sulmi, Partizani sheh nga... Bjellorusi­a

Drejtuesit e kuq studiojnë terrenin për afrimin e Andrej Solovej Paga dhe kontrata me Soligorsk e bëjnë malore për “demat”

- DENIS LALA

Për një sezon të gjatë plot pengesa e perip eci vetëm Xhuliano Skuka në majë të sulmit nuk mjafton. Partizani është në kërkim të alternativ­ave të tjera në sulm, ku pas largimit të Zhuniorit dhe Malës kanë mbetur shumë hapësira. Vetëm braziliani kontribuoi në 19 gola në Superiore në sezonin e shkuar, çka tregon qartë se Partizanit i duhet një tjetër goleador për të mbuluar hapësirën e lënë nga 30-vjeçari. Burime ekskluzive për “Panorama Sport” bëjnë me dije se një lojtar i pëlqyer nga drejtuesit e kuq është Andrej Solovej. Ai vjen nga Bjellorusi­a, ku ka kaluar edhe gjithë karrierën e tij deri më tani. 27-vjeçari është analizuar nga drejtuesit e të kuqve, që e kanë pëlqyer profilin e tij dhe po studiojnë terrenin për të mbërritur tek ai.

VËSHTIRËSI­TË

Gjithsesi, nuk është aspak e lehtë. Për të treguar se me çfarë operacioni kemi të bëjmë, mjafton fakti që shifra e Solovej në merkato sipas portalit “Transferma­rkt” është 850 mijë euro. Me gjithë dëshirën e madhe të Partizanit për të firmosur me një lojtar të një kalibri të tillë, paga e lartë e Solovej është problemi kryesor në gjithë këtë çështje, por jo i vetmi. Aktualisht Solovej është pjesë e Shaktar Soligorsk, ku së fundmi është transferua­r Ardit Krymi. Ai i është bashkuar këtij klubi në janar të 2022-shit dhe ka edhe dy vite kontratë. Gjithsesi, fakti që në gjashtë muajt e fundit nuk ka qenë titullar, e shtyn të largohet. Që nga janari, Solovej ka luajtur vetëm 11 ndeshje në kampionat me Soligorsk dhe ka shënuar vetëm 1 gol. Por, në një kohë kur klubi ende nuk është kompletuar me sulmues, nuk e sheh të arsyeshme ta lërë të lirë 27-vjeçarin. Gjithsesi, në javët në vazhdim pritet të ketë zhvillime të reja.

ECURIA

Solovej, përveç faktit që është një ekspert i kampionati­t bjellorus, numëron edhe 8 paraqitje me kombëtaren e Bjellorusi­së dhe 2 gola të shënuar. Ndërkohë, 6 muajt e

fundit ishin më të dobëtit në tri sezonet e fundit, kur ka shënuar minimalish­t 13 gola. Në vitin e shkuar me ekipin e Gomel, Solovej shënoi plot 18 herë. Në rast të transferim­it te Partizani, 27-vjeçari do të ndërtonte një dyshe mjaft interesant­e me Skukën. Gjithsesi,

ai mund të luajë edhe në anën e majtë të ofensivës, si dhe si sulmues i dytë, çka është një avantazh i madh për të personalis­ht, por edhe për trajnerin Mehmeti, i cili mund të ketë një “xhol” në repartin e sulmit, ku mungojnë alternativ­at.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania