Panorama Sport (Albania)

Xhaferi thërret Markun, Marini: Ishte gabim teknik

Drejtori i Partizanit: S’kontaktohe­t një lojtar nën kontratë “Nuk kemi kërkesë zyrtare nga Vllaznia për lojtarin”

- DENIS LALA

Herald Marku dëshiron të lëvizë nga Partizani dhe të rikthehet te Vllaznia, por në mes është kontrata me klubin e kuq, që i skadon në verën e vitit 2023. Gjatë ditëve të fundit ai ka pasur bisedime me drejtuesit shkodranë, edhe pse është provuar si titullar në miqësoret e zhvilluara në Slloveni. Duke parë mbipopulli­min në mesfushën e kuqe, Marku i druhet një sezoni tjetër më së shumti në stol me Partizanin. Gjithsesi, drejtuesit e klubit dhe trajneri Dritan Mehmeti, i kanë dhënë besim shkodranit se është në planet e tyre dhe duhet të vazhdojë punën i qetë. Mirëpo, situata është trazuar së fundmi nga një deklaratë që presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, bëri dy ditë më parë në televizion­in “News 24”. Ai pranoi se ka biseduar me Markun dhe theksoi se e ka derën të hapur te kuqeblutë. REAGIMI I DREJTORIT Kjo nuk u ka pëlqyer drejtuesve të Partizanit. Në një reagim ekskluziv për “Panorama Sport”, drejtori sportiv i Partizanit, Elton Marini, ka sqaruar çështjen e Herald Markut. Ai deklaron se Marku është nën kontratë me Partizanin dhe është tërësisht në planet e stafit teknik, teksa shton se presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka gabuar me deklaratën e dhënë publikisht, ku ka pranuar se ka kontaktuar Markun. “Herald Marku është lojtar nën kontratë me Partizanin deri në fund të sezonit 2022-2023. Deri në këtë moment që po flasim, ne si klub nuk kemi asnjë kërkesë zyrtare nga Vllaznia për futbollist­in. Pasi ndoqa deklaratën e presidenti­t të Vllaznisë në lidhje me Markun, mund të them se ka bërë një gabim teknik. Nuk mund të thuash kemi biseduar me Markun, pasi ka kontaktuar një lojtar nën kontratë. Kjo është e gjitha”, është shprehur Marini për gazetën gjatë ditës së djeshme. Drejtori i Partizanit e bazon deklaratën e tij me Partizanin në faktin, që FIFA nuk lejon kontaktimi­n e asnjë lojtari, i cili ka kontratë aktive prej më shumë se 6 muajsh nga skadenca në klubin aktual. Në këtë rast, Marku ka edhe një sezon për të shlyer nga marrëveshj­a e firmosur me Partizanin dhe kontakti i Vllaznisë i pranuar nga presidenti Xhaferi, me mesfushori­n është ligjërisht jo korrekt.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania