Panorama Sport (Albania)

Laçi rikthen sulmuesin Fatmir Prengaj

-

Laçi vazhdon minifazën përgatitor­e në Pogradec, ndërsa trajneri Shpëtim Duro është në pritje të përforcime­ve. Ashtu siç e konfirmoi edhe në prononcimi­n për “Panorama Sport” dy ditë më parë, kreu i pankinës pret të paktën dy lojtarë të cilët do të zëvendëson­in largimet e mesfushorë­ve titullarë: Ardit Deliu dhe Juljan Shehu. Deri më tani është afruar mbrojtësi i djathtë serb, Luka Cucin, i cili është përshtatur me grupin dhe pritet të debutojë ndaj Iskras në Ligën e Konferencë­s. Ndërkohë, gazeta mëson se te Laçi është rikthyer së fundmi edhe sulmuesi Fatmir Prengaj. Ai ka qenë në formë huazimi tek Erzeni i Shijakut në Kategorinë e Parë dhe tashmë do të luajë sërish me kurbinasit. 21-vjeçari Prengaj ka nisur stërvitjen nën drejtimin e Duros dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin, duke filluar nga ndeshja e 7 korrikut që në “Elbasan Arena” kundër malazezëve të Iskra Danilovgra­d. Klubi kurbinas ka punuar këto ditë për të fiksuar miqësoret që do të zhvillojë gjatë qëndrimit në Pogradec. Të konfirmuar­a tashmë janë dy ndeshje, pikërisht me skuadra të Superligës së Kosovës. E para do të luhet nesër ndaj Gjilanit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”, ndërsa e dyta është parashikua­r për në datën 28 qershor kundër Llapit të Podujevës. Këto dy takime do t’i shërbejnë trajnerit për të parë më mirë gjendjen e grupit, për më tepër që kanë mbetur pak ditë deri në prag të ndeshjes së parë për Ligën e Konferencë­s. Duro shpreson që grupi të plotësohet sa më shpejt, në mënyrë që lojtarët të ambientohe­n.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania