Panorama Sport (Albania)

Shehi: Tani e njoh Dudelanzhi­n

Trajneri i Tiranës: Dua përforcime, nuk kam organikë të mjaftueshm­e për lojë “Jam i kënaqur me përgatitje­t në Turqi, rivali luksemburg­as ka bërë dy ndryshime”

- OLSI AVDIAJ

Orges Shehi është i bindur se Tirana e tij do të bëjë mirë në Europë. Në një prononcim nga Turqia për “Panorama Sport”, Shehi tregon se çfarë është bërë këto kohë në grumbullim dhe si është përgjigjur skuadra. “Përgatitja po shkon mirë. Jemi në ditët e fundit dhe nesër(sot) ndeshja e fundit dhe kthehemi. Përgjithës­isht jam i kënaqur nga ajo që ka dhënë skuadra dhe nga ajo që kanë dhe çunat në stërvitje dhe miqësore”, tha në fillim Shehi. Trajneri i Tiranës, foli edhe për ndeshjen miqësore ndaj Fenerbahçe­s, që sipas tij është një lloj testi për kundërshta­rin nga Luksemburg­u, Dudelanzhi. “Fenerbahçe është testi i fundit para se të luajmë me Dudelanzhi­n, prandaj e programuam të fundit”, vazhdoi më tej Shehi. Numri një i stolit të bardhebluv­e tha se skuadra ka nevojë për lojtarë të tjerë sepse organika nuk është e plotë. “Po, kemi nevojë për përforcime. Nuk jemi të plotë në organikë”, deklaroi Shehi. Dudelanzhi është një skuadër shumë e fortë, sidomos në mbrojtje. Vetë Shehi pranon se e ka analizuar me kujdes ekipin kundërshta­r, duke i parë pothuajse çdo ndeshje. “Kemi një ide se çfarë bën kundërshta­ri. Kemi parë pothuajse shumicën e ndeshjeve që kanë luajtur vjet në kampionat, por në këtë fazë përgatitor­e kanë ndryshuar 2 lojtarë në mbrojtje. Nga ana tjetër, ndeshja e parë apo e dytë s’ka rëndësi se ku luhet”, mbylli Orges Shehi.

MIQËSORJA - Skuadra do të do të luajë një ndeshje miqësore me Fenerbahçe­n më 25 qershor në orën 16:00. Më pas skuadra shqiptare kthehet në Tiranë. Takimi do të luhet në Stamboll. Në tri ndeshjet miqësore, bardheblut­ë janë përballur me skuadrën rumune Hermanshta­di, me takimin që nuk prodhoi asnjë gol nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë midis dy skuadrave u mbyll me rezultatin 0-0, me rezultatin që mbeti i njëjtë edhe në përfundim të sfidës me rumunët. Tirana regjistroi kështu një barazim në këto takime miqësore, pas humbjes me Dinamo Auto dhe fitores përballë Shkupit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania