Panorama Sport (Albania)

Tirana në kërkim të mbrojtësve, ja tri opsionet

Bardheblut­ë duan patjetër lojtarë për prapavijën

-

Tirana është në kërkim të një mbrojtësi. Në lojë për momentin janë tre lojtarë: Arlind Ajeti, Enea Mihaj dhe Zvonko Çekliç. Tirana duket se do të afrojë vetëm njërin prej tyre. Arlind Ajetit i janë ofruar 20 mijë euro në muaj nga Tirana. Edhe Vllaznia e do, por ende nuk i ka bërë ofertë. Lojtari po pret një ekip në Serinë B, por në lojë është edhe Granada në Spanjë, ku luan Uzuni. Mes palëve ka bisedime, ndërsa mbrojtësi do Europën. E reja është që lojtari është larguar përfundimi­sht nga Padova. Enea Mihaj mund të jetë një

hyrje e re e dëshirave të Tiranës. Lojtari është pjesë e PAOK-UT dhe e Kombëtares shqiptare. Ka edhe një vit kontratë me grekët, por nuk është se ka luajtur shumë dhe mund të largohet nga Selaniku. Këtë vit ka luajtur 22 takime, në 1665 minuta. Vlera e kartonit

është 1 mln euro. Po bëhen përpjekje dhe nëse afrohet, për Tiranën do të ishte goditje e madhe.

Zvonko Çekliç është mbrojtës. Lojtari luan në dy pozicionet e qendrës ose në mbrojtjen me tre. Ai ka një të mirë, luan me këmbën e majtë dhe është

zëvendësue­s perfekt i Erjon Hoxhallari­t për lojën që bën në fushë. Është i gjatë 1.9 metra dhe një futbollist që luan mirë me kokë. Që prej 2017-ës është lojtar i Zetës, ndërsa tani konsideroh­et futbollist i lirë. Mosha e re, por edhe të qenët në kombëtaren

malazeze bën që lojtari të ketë të ardhme. Shehi do ta shohë me kujdes dhe më pas do të marrë vendimin përfundimt­ar për të. Gjithsesi, edhe pse do të luajë sot me Fenerbahçe­n, zor se ai do të jetë pjesë e Tiranës se nuk i ka mbushur mendjen stafit

teknik. Një tjetër plan është edhe mosafrimi i lojtarëve në skuadër. Burime pranë drejtuesve bardheblu bëjnë me dije se nëse nuk gjenden lojtarët e duhur, ndoshta skuadra nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se do të luajë me këtë grup lojtarësh.

 ?? ?? Zvonko Çekliç, 23 vjeç
Zvonko Çekliç, 23 vjeç
 ?? ?? Arlind Ajeti, 28 vjeç
Arlind Ajeti, 28 vjeç
 ?? ?? Enea Mihaj, 23 vjeç
Enea Mihaj, 23 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania