Panorama Sport (Albania)

Titulli i vitit 1967, Sejdini: Ishim të gjithë të Partisë, Tirana u dënua prej grushteve

“Xhaxhi”: Plasi sherri, Dinamo nuk ishte më e privilegju­ar se 17 Nëntori “Nëse donin të favorizoni­n një klub, ata ia jepnin Partizanit...”

- FATJON RUPI

Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini, në një intervistë për “Panorama Sport”, ka folur për zhvillimet e fundit në kampionati­n shqiptar. Ai ka komentuar edhe ngjarjet e 1967-ës, kur Dinamo e Skënder Jarecit doli kampione, pas përjashtim­it të Tiranës dhe Partizanit. “Xhaxhi” mes batutash rrëfen privilegje­t që kishin tri ekipet e kryeqyteti­t në kohën e komunizmit. Ai rrëzon pretendime­t e Tiranës për persekutim në raport me Dinamon dhe Partizanin, pasi në atë kohë, sipas tij, të gjithë ishin të Partisë.

Profesor Sejdini, Superiorja e sezonit që vjen do të jetë pa Dinamon, Skënderbeu­n dhe emra të tjerë të mëdhenj, ndërkohë që janë ngjitur Erzeni dhe Bylisi. Çfarë mendimi keni për këtë fakt?

Edhe në mendjen time, teksa shoh emrat, ka një kontradikt­ë në argumentim. Jemi në ekonomi tregu dhe ekipet që kanë fuqi ekonomike marrin edhe lojtarët më të mirë. Bëjnë një hap përpara, bëjnë ekip më të fortë. Ky është një fenomen, ku ne themi: Pse është, supozojmë Fieri jashtë, Elbasani, Kavaja, Vlora? Kontradikt­a është te Dinamoja. Pse kjo skuadër që shpenzoi më shumë se 1 milion euro ra nga kategoria?! Deduksioni logjik është që jo gjithmonë fuqia ekonomike determinon. Do edhe fuqinë profesiona­le, logjikën. Futbolli të ndëshkon dhe fakti më domethënës është Dinamo. Do të ishte më bukur që kampionati të kishte emrat që jemi mësuar: Flamurtari, Skënderbeu, Besa e me radhë, por fakti është ky. Nëse nuk ka balancë mes anës ekonomike dhe anës profesiona­le, futbolli të ndëshkon. Edhe Skënderbeu kishte financa.

E kam jetuar atë kohë dhe është ajo që thashë përpara: një parti ishte. Privilegj, nëse mund të quhet privilegj, është se Dinamo dhe Partizani, duke qenë klube ushtarake, kishin të drejtën të merrnin ushtarë. Merrnin nga qytetet e tjera, por duhet të jetë e qartë se bëhet fjalë për lojtarë 18 vjeç. Ata bëheshin lojtarë te Dinamoja dhe Partizani, rrinin 2 apo 3 vjet, dhe dikush që joshej me ndonjë shtëpi a diçka tjetër, qëndronte, dikush kthehej”.

Po federata, profesor, me anë të politikave të saj, a ka mundësi t’u japë një ndihmë të vogël këtyre klubeve që prodhojnë gjithmonë lojtarë?

Federata tek e vetmja gjë që mund t’u japë një dorë, është infrastruk­tura. Pra, terrenet sportive, t’i përmirësoj­ë apo shtojë ato, sepse në Shqipëri thuhet: Nuk këndon bretkosa në të thatë. Edhe futbolli nuk mund të jetë refugjat. Mund të jetë rast unik që në kampionati­n e fundit, në 10 ekipe, 5 ishin pa fusha. U bë stadiumi i Egnatias, shumë mirë që u bë, por është si puna e dasmës. Ke një kostum dhe e vesh një herë për dasmë, ty të duhet kostumi për përditë. Të duhen fushat e stërvitjes, aty ku punon përditë, sepse në stadium një herë në dy javë do të shkosh. Rregulli është që çdo ekip i Superiores duhet të ketë dy fusha stërvitjej­e, veç stadiumit, por ne gjithmonë mbetemi te teoria, jo te praktika... Nuk kam dëgjuar që ky ekip nuk kalon në Superiore, sepse nuk plotëson kushtet. Rregullat i kemi të bukura, por nuk zbatohen.

Tirana ndërkohë doli kampione. A e meritoi titullin?

Në fillim pati skepticizë­m, sepse Tirana është një ekip i madh, ekip me tifozë dhe ekip “i egër” në pritshmëri. Vendosja e trajnerit Shehi pati një lloj dyshimi, sepse është i ri, jo tiranas, nuk kishte kontribuua­r asnjë orë për Tiranën. Mendimi im është se Shehi u adaptua shumë mirë dhe detyrën e ka bërë në perfeksion. Shehi dhe gjithë të tjerët kanë qenë në një emërues të përbashkët. Tirana ishte ekipi më i konsolidua­r. U ndihmua edhe nga largimi i Ngosë. Nëse do të ishte ai, do të ishte më e vështirë. Ishte një lojtar që nuk përçonte entuziazëm, por vetëm unin. Do të ishte pengesë e madhe, ndaj me largimin e tij dolën më në pah Seferi dhe Xhixha. Ekipi krijoi besim, edhe kur nuk ishte në gjendjen më të mirë arrinte të fitonte. Në futboll besimi është diçka shumë e rëndësishm­e.

Pati një parullë në ndeshjen e fundit nga tifozët e Tiranës, të cilët kërkojnë edhe tre tituj të tjerë. Një prej tyre është edhe ai i 1967-ës, që u fitua nga Dinamoja. Si është e vërteta, profesor?

E kam jetuar atë kohë, kam qenë lojtar me Dinamon. E vërteta është që ne, të gjitha ekipet në atë kohë, ishim të Partisë. Ky është mendimi im. Tirana e Partisë, e Komitetit, Dinamo e Partisë, e Ministrisë së Brendshme, Partizani i Partisë, i Ministrisë së Mbrojtjes.

Edhe Tomori i Beratit ishte i Partisë e kështu me radhë. Kjo gjë duhet ndarë përgjithmo­në. Sepse, po të ishe jo i Partisë, ai të merrte dhe të internonte. Nuk e kishte për gjë. Tashti, a u ekzagjerua me fenomenin në atë vit…? Këtu mund të diskutohet.

Çfarë ndodhi konkretish­t në atë vit? Luanin Tirana dhe Partizani, që ishin për titull. Dinamo ishte në vend të tretë. Ndeshja luhej në “Qemal Stafa” dhe pati një incident. Ky është fakt. U zunë me grushte dhe në atë kohë ishte një fenomen i jashtëzako­nshëm. Mendimi im është që, për të mos u krijuar një precedent, për opinionin publik, u mor ai vendim. Nëse kishte një qëllim, atëherë do të nxirrnin kampion Partizanin. Dënohej Tirana dhe dilte Partizani, sepse kush e ndante grushtin në atë që ndodhi. Pra, për të shmangur krijimin e një precedenti, i dënoi të dyja dhe deduksioni ishte që kampion të dilte vendi i tretë.

Ju mendoni se nuk kishte një synim për të dëmtuar Tiranën?

Nuk e mendoj, sepse Partizani ishte po aq i fuqishëm sa dhe Dinamo. Nëse do kishte synim, do shpallnin Partizanin kampion. Janë pretendime kot, ishte një histori që ndodhi dhe u mor një vendim. Ndeshja u ndërpre. Po aman, le ta marrin edhe një titull, nëse e duan!

Nga pjesa e Tiranës ka shpesh ankesa se persekutoh­eshin në atë kohë. A qëndron ky fakt?

E kam jetuar atë kohë dhe është ajo që thashë përpara: një parti ishte. Privilegj, nëse mund të quhet privilegj, është se Dinamo dhe Partizani, duke qenë klube ushtarake, kishin të drejtën të merrnin ushtarë. Merrnin nga qytetet e tjera, por duhet të jetë e qartë se bëhet fjalë për lojtarë 18 vjeç. Ata bëheshin lojtarë te Dinamoja dhe Partizani, rrinin 2 apo 3 vjet, dhe dikush që joshej me ndonjë shtëpi a diçka tjetër, qëndronte, dikush kthehej. Ky ishte privilegji, tjetër gjë nuk kishte. Ne ecnim me “kompjuter” të Partisë. Trajtimin e kishim njësoj. Ne shkonim në plazh: Tirana shkonte

te kabinat tek “Iliria”, ne në konvaleshe­ncë. Por ama nuk shkonim te dhomat e oficerëve, por në kapanon. Çfarë ndodhte? Partizani, njerëzit që i kishte brenda, i kishte tifozë dhe ata vinin në stadium, duke krijuar një ide sikur çfarë po bëhet. Te Dinamoja, ministri vinte rrallë, por vinin zëvendësit dhe të tjerët, sepse ishin tifozë. Edhe te Tirana vinin, jo Manush Myftiu, por sekretari i parë e të tjerë. Dhe që ta mbyll historinë e privilegje­ve, po them vetëm një gjë: Nga Dinamoja janë futur në burg minimalish­t 5 vetë, nga futbolli, volejbolli, basketboll­i. Po sportistë, sportistë ama, nga ata të ekipit kombëtar. Nga Tirana asnjë, përveç Skënder Halilit. Po të donte Partia në atë kohë, i shpëtonte sportistët e Dinamos, e kishte kollaj. Ata e ruanin Tiranën, sepse nuk donin të krijoheshi­n kontradikt­a. Tirana mund të ketë pasur përfitimet më të mëdha, sportistët kishin në Komitetin Ekzekutiv Lame Konomin, që ishte një idhull i Tiranës. Kishte në dorë punë, shtëpi. Të gjithë tiranasit me shtëpi e punë, te Dinamoja dhe Partizani ishin më të kufizuara.

Edhe disa ish-lojtarë të Tiranës kanë pranuar në fakt se nuk kishte diferencim...

Nuk kishte, ata ishin të gjithë në punë. U bënë mësues fizkulture me 8 klasë shkollë.

Ndoshta edhe fakti që në atë kohë të tria skuadrat e kryeqyteti­t kishin ciklet e tyre fituese i rrëzon pretendime­t e Tiranës, apo jo?

Pjesa më e madhe e dinë mirë dhe janë dakord me faktin se nuk kishte diferencim­e. Dinamo u krijua në ‘50-ën dhe me Dinamon u bë pjesa e re, oficerët e Ministrisë së Brendshme. Partizani u krijua pak më përpara dhe po ashtu mori oficerët e tij. Gjithë pjesa tjetër, tiranasit, që ishin me Tiranën që kur u krijua, vazhduan për inerci me Tiranën. Në atë kohë Tirana kishte më shumë tiranas se të ardhur, ndaj dhe dominoi tifozllëku. Pastaj vinte Partizani dhe Dinamo kishte më pak. Dhe sa herë nuk fitonin, e vishnin me ato pretendime. Si tani, kur nuk fitojnë, ia hedhin fajin trajnerit, fillojnë zihen me presidenti­n. Thonë nuk e duam këtë president. Se çfarë u ka bërë presidenti Halili, që ka gjithë këto vite që hedh lekë, hajde merre vesh…

Janë edhe dy tituj të tjerë që te Tirana i lidhin me kohën e luftës...

Nuk e kam edhe unë të qartë, por ishte periudha e luftës që u ndërpre kampionati. Siç u bë ai edhe ai kampionati në fusha asnjanëse në vitet ‘90, sepse nuk disiplinoh­eshin njerëzit. Por ai nuk quhet kampionat.

Po rrethet profesor, që vazhdimish­t kanë pasur breza interesant­ë dhe i afroheshin titullit, a janë goditur si me lezet në atë kohë?

Të gjitha rrethet kishin një interesim të veçantë. Partia i donte të gjithë të barabartë dhe e ushtronte proporcion­alisht këtë gjë. Nuk bënte diferencë. Rrethet ishin më të privilegju­ara, sepse Tirana kishte shumë sportistë, jo vetëm futbolli. Mund të ishin 1000 sportistë të elitës në Tiranë, kurse rrethet vetëm ata 20 futbollist­ë kishin, me ndonjë përjashtim. I merrnin lojtarët e rinj ushtarë në Tiranë, bëheshin lojtarë më të mirë dhe ktheheshin. Kështu ishte rasti i Sefedin Brahos apo dhe Sabah Bizit. Punëtorët e hidrocentr­alit të Fierzës i kërkuan Mehmet Shehut, që nuk ishte tifoz, të kthehej Bizi. Ai nuk e dinte dhe pyeti, të nesërmen Bizi shkoi në Shkodër. Rrethet në atë kohë gjithmonë kanë pasur një bërthamë të vetën. Vinin në Tiranë dhe ktheheshin në qytetet e tyre. Karriqi te Partizani, u kthye te Kavaja, Koço Dinella erdhi te Dinamoja dhe u kthye në Korçë, Dash Stringa erdhi te Dinamoja dhe u kthye në Elbasan. I vetmi privilegj që kishim në Tiranë në krahasim me rrethet ishte se ndeshjet nuk jepeshin në televizor, por në radio. Ne më shumë ndeshje i bënim në Tiranë dhe dëgjoheshi­m më shumë në Shqipëri. Rretheve u binte radha një herë në gjashtë muaj të vinin në Tiranë. Kjo amplifikon­te dhe kishte ndikim në ekip kombëtar, “hante lopata” më shumë nga emrat e lojtarëve të kryeqyteti­t. Edhe trajneri i Kombëtares, sado objektiv të ishte, i shihte më shumë lojtarët e tri ekipeve të Tiranës.

 ?? ??
 ?? ?? Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini
Ish-lojtari dhe ish-trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini
 ?? ?? Kampionati 1966-'67. 17 Nëntori Dinamo 3-1.
Kampionati 1966-'67. 17 Nëntori Dinamo 3-1.
 ?? ??
 ?? Ulur nga e majta: ?? Një 11-sh emblematik i 17 Nëntorit të kampionati­t 1966 - 1967. Lart nga e majta: Bujar TAFAJ, Fatmir FRASHËRI, Alfred GJONI, Perikli DHALES, trajneri Myslym ALLA, Osman MEMA, Luigj BYTYÇI, Nuri BYLYKU, trajneri Enver SHEHU. Pavllo BUKOVIKU, Skënder HYKA, Josif KAZANXHI, Bahri ISHKA, Niko XHAÇKA.
Ulur nga e majta: Një 11-sh emblematik i 17 Nëntorit të kampionati­t 1966 - 1967. Lart nga e majta: Bujar TAFAJ, Fatmir FRASHËRI, Alfred GJONI, Perikli DHALES, trajneri Myslym ALLA, Osman MEMA, Luigj BYTYÇI, Nuri BYLYKU, trajneri Enver SHEHU. Pavllo BUKOVIKU, Skënder HYKA, Josif KAZANXHI, Bahri ISHKA, Niko XHAÇKA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania